Shëndetësi

nën222022

Lumbalgjia. Aspektet që ndikojnë në suksesin e terapisë

Një metaanalizë e publikuar në Journal of Pain ka sugjeruar se terapitë e personalizuara për dhimbjet e mesit ofrojnë rezultate më të mira krahasuar me terapitë e përgjithshme, veçanërisht kur kombinohen me terapi konjtive të sjelljes.

Studiuesit vlerësuan të dhënat nga 58 prova të kontrolluara dhe të përzgjedhura në mënyrë rastësore (RCT) të cilat përfshinin një total prej më shumë se 10,000 pacientësh në mbarë botën me dhimbje kronike të mesit, duke shqyrtuar nëse dhe në çfarë mase format standarde dhe të personalizuara të trajtimit, dhe nevojat e secilit pacient ndryshonin në termat e rezultatit.

Studimi arriti në përfundimin se trajtimi i personalizuar për dhimbjet kronike të shpinës rezultoi në një efekt pozitiv dukshëm më të madh se terapitë standarde me ushtrime, me një shkallë suksesi 38% më të lartë.
"Përpjekja shtesë e kërkuar për trajtimin individual kompensohet mirë, sepse pacientët përfitojnë prej tij në një masë të konsiderueshme klinike", thotë autori kryesor i studimit Johannes Fleckenstein nga Universiteti Goethe në Frankfurt.

Hulumtuesit më pas vlerësuan një grup të tretë, të menaxhuar me seanca trajnimi të personalizuara dhe të kombinuara me terapinë njohëse të sjelljes (CBT), duke e krahasuar atë me grupin e trajtuar në mënyrë standarde dhe me grupin që kishte marrë seanca të personalizuara.

"Terapia konjitive e sjelljes bazohet në supozimin se mendimet dhe sjelljet negative në lidhje me dhimbjen, kanë tendenca t'a përkeqësojnë atë dhe tregon se pacientët që kanë dhimbje duhet të mësojnë të ndryshojnë mënyrën se si e menaxhojnë atë. Për shembull, ata nuk duhet të kenë frikë për të lëvizur, ose duhet të mësojnë taktika për të përballuar dhimbjen", shpjegon Fleckenstein.  

Kur qasja e personalizuar dhe terapia konjitive e sjelljes u kombinuan, shkalla e suksesit për sa i përket lehtësimit të dhimbjes ishte 84% më e lartë në krahasim me trajtimin standard. Prandaj, terapia e kombinuar, e quajtur edhe terapi multimodale, ka çuar në rezultatin më të mirë.

 

Journal of Pain 2022. Doi: 10.1016/j.jpain.2022.07.005
http://doi.org/10.1016/j.jpain.2022.07.005


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC