Shëndetësi

tet222020

Statinat mund të reduktojnë rrezikun për sëmundje të rënda, përfshirë kancerin

Sipas një studimi të botuar në "eLife", frenimi i enzimës Hmg-CoA-reduktaza (Hmgcr), që arrihet me anë të statinave, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit. "Studimet e mëparshme kanë sugjeruar që lipidet, përfshirë kolesterolin, luajnë rol në zhvillimin e kancerit dhe se statinat pengojnë zhvillimin e tumoreve. Megjithatë, nuk është hartuar asnjë studim i posaçëm për të vlerësuar rolin që luajnë statinat në parandalimin e kancerit në praktikën klinike", shpjegon Paul Carter, nga Universiteti i Kembrixhit, Mbretëri e Bashkuar, autori kryesor i studimit.

Për të vlerësuar efektin e mundshëm të terapisë me statina në rrezikun e kancerit, kërkuesit kanë studiuar variantet gjenetike që imitojnë efektin e statinave, duke përdorur përzgjedhjen rastësore mendeliane. Grupi i punës ka gjetur lidhje mes varianteve gjenetike të lidhura me yndyrnat, me rrezikun e kancerit të përgjithshëm dhe 22 llojeve specifike të kancerit për 367.703 individë. Gjithsej, 75.037 nga këta individë kanë patur një event kanceri. Analiza ka zbuluar se variantet në regjionin e gjenit Hmgcr, proxy (një lloj treguesi) për trajtimin me statina, ishin të lidhura me rrezikun e përgjithshëm për kancer, duke sugjeruar se statinat, efektivisht mund të reduktojnë rrezikun e përgjithshëm të kësaj sëmundjeje.

Është interesante të vihet re se variantet në regjionet gjenike, që i iknin proxy-t për trajtime të tjera për kolesterolin që veprojnë në mënyrë të ndryshme, në krahasim me statinat, nuk ishin të lidhura me rrezikun për kancer. Autorët paralajmërojnë se, ndonëse ka prova në mbështetje të hipotezës së tyre se variantet gjenetike në regjione gjenike të rëndësishme mund të përdoren si proxy për ndërhyrje farmakologjike, rezultatet duhet të merren në konsideratë me kujdes deri kur të konfirmohen në studime klinike.
Megjithatë, ky punim nxjerr në pah faktin që efikasiteti i statinave duhet vlerësuar me urgjencë në studime të gjera për një përdorim të mundshëm në parandalimin e kancerit. "Ndonëse statinat kanë disa efekte negative, rezultatet tona mbështesin faktin që këto barna mund të reduktojnë rrezikun për sëmundje të rënda", përfundojnë autorët.

 

eLife 2020. Doi: 10.7554/eLife.57191
https://doi.org/10.7554/eLife.57191


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC