Shëndetësi

kor142020

Covid-19. Rriten frikshëm shifrat. Komiteti diskuton kthim në kufizime, por jo izolim

Ditët e para të muajit korrik kanë shënuar rritje të numrit të personave që preken çdo 24 orë, por edhe rritje të numrit të personave që humbin jetën për shkak të Covid-19.

Kjo situatë e ka detyruar komitetin teknik të ekspertëve për pandeminë të ndryshojë skenarët. Ish-sanatoriumi rikthehet për pacientët e prekur nga Covid-19 për shkak se në shërbimin infektiv janë të shtruar 90 pacientë, nga të cilët, 10 janë në terapi intensive. Me herët u tha që pacientët me covid do të kalonin tek ish-kirurgjitë, por për shkak të përkeqësimit të situatës, do të transferohen në spitale të tjera pacientët e ish-sanatoriumit, për ta shndërruar këtë spital sërish në Covid-2.

Duket se situata nuk është më nën kontroll pasi ka shpërthime në komunitet dhe nuk janë vetëm vatra si në fillim, të cilat krijonin mundësinë për t'i izoluar personat që binin në kontakt. Mjekët kërkojnë te rritet numri i testimeve pasi sipas tyre vetëm kështu mund të ndërpritet zinxhiri i infektimit. Skënder Brataj, ekspert në komitetin teknik thotë se rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19 gjatë muajit korrik është rezultat i heqjes së masave kufizuese dhe abuzimit me mosrespektimin e masave. Ai thotë se çdo ditë, 100 deri në 120 vetë rekomandohen për të bërë tamponin nga Urgjenca Kombëtare. Sipas tij, ka ndryshuar sjellja e virusit pasi tani nuk shkakton dëmtime, ndaj dhe në shumë raste, pavarësisht kryerjes së tamponit, personat rezultojnë negativë".
 
"Një person që ka shenja dhe simptoma duhet ta konsiderojë veten të prekur dhe duhet të ruajë distancën dhe të mos dalë. Mosbërja e tamponit nuk duhet të justifikojë lëvizjen. Konsideroje veten të infektuar nëse ke shenja dhe ke qenë në kontakt me persona të infektuar, pasi një person mund të ketë ngarkesë aq të vogël virale, sa nuk e kap as tamponi", theksoi dr. Brataj.
Për këtë arsye, doktori kërkon që të frenohet paksa ankthi që kanë shumë njerëz nga moskryerja e testit.

Për Bratajn, pavarësisht se numri i të prekurve me Covid-19 është rritur, shërueshmëria gjithashtu është rritur. Sa iu takon viktimave, Brataj u shpreh se shkalla mbetet në nivelin 2.66%.

Por, nga ana tjetër, mjekët kërkojnë te rritet numri i testimeve. Krahas respektimit të masave nga qytetarët, ekspertët e komitetit teknik po diskutojnë kthim të kufizimeve. Dr. Silva Bino ka sugjeruar që në fundjavë të rikthehen kufizimet. Në zonat bregdetare ku tani ka nisur sezoni turistik, lokalet, restorantet dhe baret nuk i respektojnë masat anticovid.


Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC