Shëndetësi

tet32019

Skleroza e shumëfishtë. Të rejat e fundit në fushën terapeutike

Vijnë konfirmime të reja për dimetilfumarate e ocrelizumab, nga Kongresi i 35-të ECTRIMS (Komiteti Europian për Trajtimin dhe Kërkimet për Sklerozën e Shumëfishtë), që sapo është mbyllur në Stokholm dhe nga i cili dalin edhe rezultate premtuese me të tjerë antitrupa monoklonalë, ende në fazë ekperimentale, siç është satralizumabi e ofatumumabi.

Rezultatet e reja të studimit të zgjatimit të Fazës III ENDORSE, aktualisht në zhvillim e sipër, që ka përfshirë 192 pjesëmarrës në terapi me dimetilfumarate, me një ndjekje prej të paktën 10 vjetësh, dokumentojnë mundësinë për të reduktuar, falë barit, incidencën e recidivave dhe përparimin e paaftësisë në kohë. Në veçanti, rezultatet tregojnë se, gjatë të gjithë periudhës së studimit, 51% e pacientëve nuk kanë paraqitur recidiva, 64% nuk kanë patur përparim të konfirmuar të paaftësisë (CDP) dhe 79% kanë mundur të ruajnë aftësinë për deambulim pa pengesa domethënëse. Edhe për antitrupin monoklonal të rikombinuar të humanizuar anti CD20 ocrelizumab, vijnë rezultate të reja interesante nga studimet e paraqitura në kongresin suedez, në veçanti përsa i përket efikasitetit të tij në reduktimin e rrezikut për përparimin e paaftësisë në slerozën e shumëfishtë recidivante dhe në atë, primarisht progresive.

Të dhënat e studimeve të zgjatura të hapura të fazës III, OPERA I, OPERA II dhe ORATORIO, tregojnë se efekti në përparimin e aftësisë së kufizuar është më i madh kur i drejtohesh terapisë, në një fazë të hershme të sëmundjes. Në veçanti, përqindja e pacientëve me sklerozë të shumëfishtë recidivante, të rekrutuar në studimin OPERA, të cilët shfaqën CDP në 24 javë ishte dukshëm më e ulët (19% kundrejt 24%) në grupin me ocrelizumab për një total prej gjashtë vjetësh, në krahasim me grupin që e filloi ocrelizumabin pas dy vitesh trajtimi me interferonin beta-1a në periudhën dyfish të verbër (për gjithsej katër vjet me ocrelizumab). Në mënyrë të ngjashme, në studimin ORATORIO, përqindja e njerëzve me sklerozë të shumëfishtë primarisht progresive, që paraqitën CDP në 24 javë ishte 52% tek ata që kishin marrë ocrelizumab për një periudhë prej gjashtë vjetësh e gjysmë, krahasuar me 65% tek ata që e kishin filluar antitrupin monoklonal në fund të periudhës dyfish të verbër, gjatë së cilës ata morën placebo. Gjithashtu, të parët, shfaqën një ulje prej 42% të rrezikut të përdorimit të karrigeve me rrota.
Me rastin e kongresit, janë paraqitur edhe rezultatet e dy studimeve të fazës III (ASCLEPIOS I dhe II), në të cilat një tjetër antitrup monoklonal anti CD20 tërësisht human, ofatumumab, u krahasua me teriflunomidin te pacientët me sklerozë të shumëfishtë recidivante.

Ofatumumabi, dosja e regjistrimit të të cilit mendohet të prezantohet në muajt e ardhshëm, ka dhënë mundësi për të ruajtur një reduktim të dukshëm të normës së recidivës, krahasuar me teriflunomiden dhe një zgjatje të kohës deri në përparimin e paaftësisë së konfirmuar. Është drejtuar kundër receptorit të interleukinës 6 satralizumab, një tjetër antitrup monoklonal, aktualisht në fazë studimi te pacientët me shqetësime të spektrit të neuromielitit optik. Në një studim regjistrues të fazës së tretë, të prezantuar në kongres, satralizumabi ka reduktuar 55% të rrezikut për recidivë te pacientët e trajtuar me monoterapi, krahasuar me placebon, një rezultat jashtëzakonisht i rëndësishëm, nëse merret parasysh se edhe një recidivë e vogël mund t'u shkaktojë verbëri këtyre pacientëve.


Franco Marchetti


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC