Shëndetësi

dhj272017

Të reduktohet përdorimi i papërshtatshëm i barnave acid-supresuese te të porsalindurit

Sipas një studimi të publikuar në "Pediatrics", me autore kryesore Asimenia Angelido (Spitali i Fëmijëve Boston), ndërhyrja në udhëzimet e brendshme të deritanishme, mund të reduktojë te të porsalindurit përdorimin e papërshtatshëm të inhibitorëve të pompës protonike (PPI) dhe të antagonistëve të receptorëve histaminikë H2.
"Këto janë ndër barnat më të përshkruara në reanimimet pediatrike, aq sa, pavarësisht të dhënave të kufizuara mbi efikasitetin dhe faktet në rritje për dëmet e tyre potenciale, pothuajse një e katërta e pacientëve merr barna të tilla dhe pjesa më e madhe, vazhdon ta bëjë këtë edhe pas përmirësimit", shpjegon kërkuesja që bashkë me kolegët ka kërkuar të reduktojë përdorimin e papërshtatshëm të PPI-së dhe H2RA-së pranë reanimimit pediatrik në Spitalin e Fëmijëve në Boston, duke zhvilluar dhe implementuar një udhëzim për përdorim të brendshëm.
"Objektivi ynë ishte që të reduktonim nga 7,5 në 4 në muaj përshkrimet pa udhëzim te fëmijët më të vegjël se një muaj", shkruajnë autorët duke nënvizuar se udhëzimet aktuale nuk këshillojnë përdorimin e PPI-ve dhe të H2RA-ve te të porsalindurit qoftë në lindur në kohë, qoftë të lindur para kohe. Gjithashtu, fushata amerikane "Choice of Pediatrics Choosing VVisely" ka identifikuar përdorimin e PPI-ve dhe H2RA-ve te lindjet e parakohshme si një nga pesë trajtimet e para jo të nevojshme në mjekësinë neonatale.
Ndërhyrja për përmirësim të udhëzimeve ka përfshirë implementimin dhe rishqyrtimin e të dhënave aktuale në bazë të reagimeve të personelit që është trajnuar për këtë gjë. Rezultatet janë krahasuar me një periudhë referuese prej 8 muajsh dhe dy periudha post-implementimi prej 19 muajsh. Në përfundim të periudhës së studimit, kërkuesit kanë vërejtur një reduktim të përshkrimeve të papërshtatshme të PPI-ve dhe H2RA-ve me një mesatare prej 7,5-0 në muaj dhe një zvogëlim të njëkohshëm të përshkrimeve totale me një mesatare prej 11,5-2,5 në muaj.
"Të dhënat tona tregojnë se përmirësimi i udhëzimeve të brendshme mund të çojë në një zvogëlim të vazhdueshëm të përdorimit të PPI-ve dhe H2RA-ve", vëren Angelidou, duke nënvizuar se një ndërhyrje analoge mund të bëhet edhe në ambiente të tjera spitalore.

 

Pediatrics 2017. Doi: 10.1542/peds.2017-1715
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29162657


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC