Shëndetësi

tet252017

Antibiotikorezistenca, të dhëna alarmante. Ja dekalogu për përdorimin e duhur

Dhjetë veprime për përdorimin korrekt të antibiotikëve që në të ardhmen mund të kontribuojnë në frenimin e rezistencave bakteriale. Dekalogu është punuar nga Gisa (Grupi italian për stewardship-in antimikrobik). Një dokument i shkurtër që liston veprimet e nevojshme për të arritur në një përdorim të kontrolluar të barit: Nga parandalimi i infeksioneve me fushatat e vaksinimit dhe profilaksinë antibiotike në kirurgji, te frenimi i rezistencës antimikrobike nëpërmjet kontrollit të infeksioneve dhe përdorimit të antibiotikëve te kafshët; nga diagnoza e shpejtë e infeksioneve bakteriale dhe rezistencës antimikrobike te një përdorim i përshtatshëm falë strategjive të menaxhimit të antibiotikëve në laboratorin farmakologjik për optimizimin e antibiotikëve dhe mbi të gjitha me fushata sensibilizimi mbi menaxhimin antimikrobik.
Të dhënat mbi situatën e antibiotikorezistencës në Europë janë alarmante: çdo vit verifikohen 4 milionë infeksione nga mikrobe që kanë zhvilluar një rezistencë ndaj antibiotikëve, duke shkaktuar më shumë se 37 mijë të vdekur. Sipas të dhënave të Institutit të Lartë të Shëndetësisë në Itali, niveli i rezistencës ndaj antibiotikëve është ndër më të lartët në Europë me një përqindje pacientësh të infektuar mes 7 dhe 10%. Infeksionet e marra në spital prekin rreth 300 mijë pacientë, ndërsa rastet e vdekshmërisë janë rreth 4500 - 7000. Shqetësimi i ekspertëve të sektorit lidhet mbi të gjitha me vlerësimet e ardhshme që flasin për një fenomen në rritje eksponenciale. Parashikohet se në 2050-n infeksionet bakteriale nga mikrobe multirezistente mund të shkaktojnë rreth 10 milionë të vdekur në botë, duke kaluar numrin e vdekjeve nga tumoret, me kosto të papërballueshme për sistemet shëndetësore e të gjitha vendeve. Dekalogu është prezantuar së fundi në Romë nga Gisa gjatë një kongresi në të cilin janë ftuar ekspertët më të mëdhenj rreth temës si në nivel kombëtar edhe ndërkombëtar.
"Duhet të nisemi nga shkaku kryesor i fenomenit të antibiotikrezistencës, pra përdorimi i papërshtatshëm i antibiotikëve shkaktuar edhe nga kurat e marra vetë, - shpjegon Francesco Menichetti, president i Gisa-s dhe drejtor i Njësisë operative të sëmundjeve infektive në Pizasm, - është e nevojshme që të sensibilizojmë profesionistët dhe institucionet me qëllim që problemi i rezistencave bakteriale të marrë vëmendjen e duhur dhe burimet e nevojshme financiare. Por duhet të nisin dhe fushata informuese drejtuar opinionit publik për një përdorim korrekt të antibiotikëve. Tani që dekalogu është i disponueshëm do të fillojmë së shpejti që ta shpërndajmë në nivel territorial duke përfshirë kryesisht Rajonet dhe Asl-të".
Për Andrea Mandellin, presidentin e Federatës së urdhrave të farmacistëve italianë, kontrolli i përdorimit të antibiotikëve është tema më e rëndësishme sot për sot dhe veçanërisht e së ardhmes. Kam prezantuar një mocion që shpresoj të merret në konsideratë brenda fundit të legjislaturës. Mbi një temë si kjo, politika duhet të jetë e bashkuar, - shpjegon. - Duhet vënë në lëvizje opinioni, në mënyrë që të përfshihen të gjithë faktorët. Për shembull me mjekët e familjes duhet vendosur një strategji për të luftuar fenomenin e antibiotikorezistencës, duke lënë në karantinë për pak kohë disa familje antibiotikësh".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC