Shëndetësi

tet32016

Gjykata Europiane i thotë "Jo" kozmetikëve të testuar mbi kafshët

Jo kozmetikëve, ingredientët e të cilëve kanë qenë objekt eksperimentimi mbi kafshët. Sanksioni vjen nga Gjykata Europiane, sipas së cilës nëse eksperimentet bëhen jashtë Bashkimit Europian për të lejuar shitjen e produkteve në vende të treta dhe rezultati i tyre përdoret për të vërtetuar sigurinë, nxjerrja e këtyre produkteve në tregun e Bashkimit Europian mund të ndalohet.

Në vendim, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë në Britaninë e Madhe kanë trajtuar një rast të Federatës Europiane për Ingredientët kozmetikë (EFFCI), e cila përfaqëson prodhuesit e ingredientëve të administruar në produktet kozmetike brenda BE-së. Tri shoqëri anëtare të kësaj federate kanë kryer eksperimente mbi kafshë jashtë Bashkimit Europian në mënyrë që disa produkte kozmetike të mund të shiten në Kinë dhe Japoni.   

EFFCI i është drejtuar Gjykatës Britanike me qëllim që të sigurohet nëse tre shoqëritë në fjalë mund të dënohen me sanksione penale në rast emetimi në tregun britanik të produkteve të tilla dhe mesa duket iu është bërë e qartë që një pasojë e tillë është krejtësisht e mundshme.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC