Shëndetësi

sht192016

Në tetor Provimi i Certifikimit, QKEV publikon datat

Mes datave 3 dhe 7 tetor 2016, profesionistët e shëndetësisë me kredite të paplotësuara në Programin e Certifikimit 2010-2014, do t'i nënshtrohen provimit. Njoftimin e bën Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim, e cila specifikon datat për secilin profil dhe vendin ku do të jepet. Kështu mjekët e të gjitha disiplinave do ta zhvillojnë pranë Universitetit të Mjekësisë, në departamentet përkatëse në orën 09:00.

Konkretisht, mjekët e familjes, endokrinologët, mikrobiologët, mjekët ligjorë dhe ata të shëndetit publik do t'i nënshtrohen provimit të certifikimit më datën 3 tetor. Kirurgët, radiologët, neurologët, kardiologët dhe biokimistët më 4 tetor. Mjekët e anestezi-reanimacionit, hematologjisë, onkologjisë, psikiatrisë, reumatologjisë më 5 tetor. Ndërsa pediatërit, ortopedët, mjekët e obstetrikë-gjinekologjisë dhe urgjencës mjekësore më 6 tetor.

Në të njëjtën datë (6 tetor, ora 09:00) do të japin provimin e certifikimit pranë Departamentit të Farmacisë farmacistët. Dhe të fundit që do t'i nënshtrohen këtij provimi janë stomatologët, më datë 7 tetor, ora 09:00 pranë Fakultetit të Stomatologjisë.

QKEV njofton gjithashtu se në momentin e paraqitjes për provim, profesionistët duhet të kenë me vete: kartën e identitetit, pasaportë apo fotokopje të saj; faturën e pagesës së provimit prej 10 mijë lekësh (kliko këtu), si dhe të paraqiten 30 minuta para fillimit të provimit.

Në muajin korrik u miratua edhe rregullorja e organizimit të këtij provimi, e cila ndër të tjera përcaktonte se vlerësimi i pjesëmarrësve do të kryhet në mënyrë automatike nga sistemi kompjuterik. Rezultati përfundimtar i shfaqet pjesëmarrësit në monitor në momentin e përfundimit të testit ndërsa shpallja e rezultateve bëhet sipas numrit të lejes së ushtrimit të profesionit dhe jo sipas emrit. Provimi cilësohet i kryer me sukses nëse profesionisti ka marrë 50% ose më shumë të pikëve.
Profesionistët kanë të drejtë ta përsëritin provimin e certifikimit në një kohë të dytë deri në 5 herë. Nëse nuk bien dakord me rezultatin, ata mund të dorëzojnë ankesën pranë Ministrisë së Shëndetësisë brenda 30 ditëve nga shpallja e rezultatit dhe marrin përgjigje po brenda 30 ditëve.
 

 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC