Shëndetësi

maj32016

Mashtrimi me rimbursimet. "Omega Farma" dërgohet si e pandehur, riskon aktivitetin

Pas përfundimit të hetimeve  për skemën e mashtrimit nëpërmjet rimbursimit, Prokuroria  e Tiranës ka vendosur  të marrë si të pandehur përveç administratorit Nadir Çausholli dhe tre punonjësve,  edhe vetë subjektin " Omega Farma".
Prokurorët kanë siguruar prova  se Çausholli dhe tre punonjësit  kanë konsumuar elementë të veprave penale të "Falsifikimit  të dokumenteve" dhe" Mashtrimit", duke shkaktuar dëm ekonomik në vlerën rreth 2.2 milionë euro. 
Ndërsa "Omega Farma" ka shpërndarë receta të falsifikuara tek farmaci të ndryshme, të cilat më pas janë dërguar pranë Fondit për rimbursim.
"Omega Farma" si person juridik merr përgjegjësi penale e cila ndëshkohet në bazë të ligjit përkatës.

Neni 9 dhe 10 i ligjit mbi përgjegjësitë penale të personave juridikë parashikon dënime kryesore dhe plotësuese.
Dënimet kryesore 1. Ndaj personave juridikë, që kanë përgjegjësi për kryerjen e veprës penale, jepen këto dënime kryesore: a) gjobë; b) mbarim i personit juridik. 

Neni 10 Dënimet plotësuese . Ndaj personave juridikë, që kanë përgjegjësi për kryerjen e veprës penale, bashkë me dënimin kryesor mund të jepen edhe një ose disa nga këto dënime plotësuese: a) mbyllja e një ose më shumë veprimtarive apo strukturave të personit juridik; b) vendosja e personit juridik në administrim të kontrolluar; c) ndalimi për të marrë pjesë në procedurat e prokurimit të fondeve publike; ç) heqja e së drejtës së marrjes ose përdorimit të licencave, autorizimeve, koncesioneve ose subvencioneve; d) ndalimi për të kërkuar publikisht fonde dhe burime financiare; dh) heqja e së drejtës së ushtrimit të një apo më shumë veprimtarive ose operacioneve; e) detyrimi për publikimin e vendimit gjyqësor. 2. Dënimet plotësuese, të parashikuara në shkronjat "a", "b", "d" dhe "dh" të pikës 1 të këtij neni, nuk zbatohen për njësitë e qeverisjes vendore, personat juridikë publikë, partitë politike dhe sindikatat. 3. Dënimet plotësuese ekzekutohen së bashku me dënimin kryesor.

Skema mashtruese me rimbursimin e ilaçeve, e njohur ndryshe edhe si "Omega", është pjesa e dytë e një hetimi të gjerë, të nisur nga Prokuroria e Tiranës lidhur me faturat fiktive të barnave. Pak ditë më parë, Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin për 7 persona, disa prej të cilëve zyrtarë të Fondit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, përfshirë edhe ish-drejtorin Pjerin Xhuvani, si edhe disa drejtues teknik farmacish, të cilët akuzohen të gjithë së bashku për një skemë mashtruese, "Farmacia 1", me një dëm ekonomik ndaj shtetit në vlerën e 56 milionë lekëve të reja.
Për këtë skemë, pra për "Farmacia 1", në fundjavë janë dërguar për gjykim edhe 3 persona të tjerë, dy prej të cilëve zyrtarë të Fondit Rajonal të Tiranës dhe një tjetër drejtues farmacie. Të pandehurit e radhës së skemës mashtruese "Farmacia 1" janë Ferdinand Hoxha, Tasim Toçi dhe Violeta Bejko.


Përgatiti: Alma Demiraj

 



Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC