Shëndetësi

shk92016

UFSH do të çojë në gjyq FSDKSH. Nuk pranon kontratën për vitin 2016

tags: UFSH

Në mbledhjen më të fundit zhvilluar në UFSH është diskutuar hapja e një procesi gjyqësor ndaj FSDKSH me qëllim të hidhet poshtë kontrata që Fondi do të lidhë me farmacitë për vitin 2016. Sipas tyre kjo kontratë është e njëanshme pasi është bërë pa u konsultuar më parë me farmacistët.
Nga ana tjetër farmacistë të pranishëm në këtë mbledhje kanë ngritur shqetësimin në lidhje me disa penalizime që i janë bërë me të padrejtë të parashikuara në shtojcë kontratën e vitit 2015. Inventari i fundvitit,  që u ra dakord me Fondin se do të bëhej pak para se të hynte në fuqi kontrata e re bashkë me listën e barnave të rimbursueshme sipas tyre nuk u respektua, pasi u kërkua të bëhej në janar. Presidentja e UFSH Diana Toma radhiti disa nga përpjekjet që ka bërë UFSH deri më tani nëpërmjet shkresave zyrtare që ka dërguar. Toma ka kërkuar këtë herë bashkëpunim me farmacistët.
"Të ngrihet në Tiranë një bërthamë e cila do merret me mbledhjen e këtyre problematikave të farmacistëve dhe pastaj në bashkëpunim me studion ligjore të vendosim për rrugën që do ndjekim. Ju kolegë që penalizoheni me të padrejtë çdo ditë duhet të sillni problematikat tuaja dhe mbase dhe sugjerimet për ta çuar në një format tjetër reagimin tonë.
Në marrëdhënien me Fondin fatkeqësisht në vend që të vijnë gjërat duke u stabilizuar ka ndodhur e kundërta", u shpreh ajo në këtë mbledhje.
Një tjetër problem që u diskutua ishte prerja faturës së dytë tatimore nga farmacistët e cila sipas tyre është e jashtëligjshme pasi bie ndesh me ligjin e tatimeve.
Presidentja e Urdhrit nuk i ka anashkaluar edhe konfliktet që ka krijuar me farmacistët kur është shprehur për të bashkëpunuar në interes të përbashkët.
"Asnjëherë nuk mblidhemi që të themi ore nuk të dua nuk më do, na bashkon ky interes, hajde luftojmë së bashku për të nxjerrë një rezultat që do më ndihmojë mua në punën time, ty në punën tënde dhe secili do shikojë punën e tij. Ne mendojmë se po të bashkëpunojmë dhe o dashuri-vëllazëri, jo secili kemi veçantitë në punët tona por interesi është i njëjtë", theksoi ajo.
Në fund të kësaj mbledhje u ra dakord që studio ligjore që do t'i përfaqësojë të bëjë një përmbledhje të problematikës me të cilën do të paraqitet UFSH në gjyq kundër FSDKSH.

Farmacist33

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC