Shëndetësi

nën172015

Urdhri i Farmacistëve, gazetarja e "Fiks Fare": Nuk më ka ndodhur asnjëherë si me zj.Toma

tags: UFSH

Gazetarja e emisionit investigativ  "Fiks Fare" Alisa Mysliu e cila publikoi një natë më parë se si Urdhri i Farmacistëve vepronte me dy standarde me licencimin e drejtuesve teknikë, tregon mungesën e komunikimit që ka hasur me presidenten e Urdhrit zj.Diana Toma. E kontaktuar nga Farmacist33.al gazetarja Mysliu tregon se kishte mbetur e befasuar nga mënyra e komunikimit edhe pse kishte kontaktuar disa herë me asistenten e zj. Toma për të lënë një takim për intervistë.

"Nuk kisha shkuar për ta xhiruar në mënyrë të fshehtë. Kisha kontaktuar disa herë me asistenten e saj për të planifikuar një intervistë. Madje kamera ishte jashtë. Në momentin që u takuam më kërkonte të lija çantën jashtë edhe pse i shpjegova se nuk kisha shkuar për ta filmuar në mënyrë të fshehtë. Kërkoja thjesht informacion. Por mënyra e komunikimit të saj linte për të dëshiruar. Më ka bërë përshtypje se si mund të komunikojë një drejtuese në atë mënyrë. Nuk më ka ndodhur në asnjë institucion tjetër një gjë e tillë", shprehet gazetarja.

Pavarësisht rezistencës për të dhënë informacion gazetarja nxori në pah se si vepronte Urdhri i Farmacistëve me dy standarde në dhënien e licencave. Për disa sipas Urdhrit nuk lejohej dy punësimi, ndërsa për disa të tjerë lejohej.

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC