Shëndetësi

nën172015

Urdhri i Farmacistëve bën padi ndaj Farmacist33.al për shpifje dhe fyerje

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë dhe presidentja Zj.Diana Toma kanë hedhur në gjyq shoqërinë Life Sh.p.k për shpifje dhe fyerje.
UFSH akuzon Life se, nëpërmjet shkrimeve të publikuara në revistën online Farmacist33.al, ka shpifur dhe fyer Urdhrin e Farmacistëve.
Farmacist33.al ka një numër të konsiderueshëm farmacistësh të cilët lexojnë dhe janë frekuentues të rregullt të shkrimeve që publikohen në këtë reviste.
Nga ana tjetër nuk dihet sa farmacistë, anëtarë të UFSH, e gjejnë veten të përfaqësuar në këtë akuzë, të ngritur në emër të tyre, kundrejt të vetmes media profesionale të fushës së farmaceutikës në Shqipëri, e cila iu ofron të gjithë informacionin e munguar dhe që duhet t'ia ofronte vetë UFSH në pjesën më të madhe të tij, si detyrim ligjor për të drejtën e informimit dhe si detyrë profesionale kundrejt anëtarësisë së tij që kontribuon edhe financiarisht për të bërë që të funksionojë ky ent publik.
Life dhe Farmacist33.al, që në krijim, kanë patur si mision hapjen e një dritareje informuese të vlefshme për të gjithë farmacistët, lidhur me të rejat e fundit të profesionit, me informimin dhe azhornimin profesional, me të drejtat dhe detyrimet e tyre, si dhe me çdo informacion që lidhet apo prek direkt apo indirekt kategorinë, përfshirë këtu dhe detyrime që kanë ente apo institucione publike lidhur me ushtrimin e profesionit të farmacistit në përgjithësi, dhe të çdo farmacisti në veçanti, duke qenë të ndërgjegjshëm që e vërteta është shpesh herë jo komode, pasi i hap sytë njerëzve për çfarë ndodh rreth tyre.
Këtë hap të hedhur nga presidentja e UFSH, për të cilin nuk kemi dijeni të mbështetet në ndonjë vendim të Këshillit Kombëtar, e konsiderojmë të pabazë dhe një tentativë për të trembur dhe shantazhuar median e lirë për të vërteta që mesa duket për të rezultojnë jo komode. Farmacist33.al garanton të gjithë lexuesit se do të vazhdojë të jetë edhe më i vendosur të publikojë të gjitha të vërtetat, komode apo jo, dhe se do të përballet deri në fund me çdo lloj akuze apo akuzuesi pa u trembur.
Në ditët në vazhdim ne do të ripublikojmë të gjithë artikujt për të cilët Farmacist33.al akuzohet për shpifje dhe fyerje, në mënyrë që të gjithë lexuesit tanë të kuptojnë sa absurde dhe qesharake janë akuzat e ngritura.

Redaksia
Farmacist33

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC