Shëndetësi

tet22015

Vjedhja nëpërmjet skemës së rimbursimit. Prokuroria në hetim disa depo farmaceutike dhe 32 farmaci

tags: Farmaci

Ndonëse me ritme të ngadalta, Prokuroria vijon hetimet në lidhje me skandalin e vjedhjes nëpërmjet skemës së rimbursimit të barnave. Përveç 4 farmacive fiktive që u kapën dhe administratori i të cilave po vuan dënimin, janë duke u hetuar edhe 28 farmaci të cilat janë të licencuara për të ushtruar këtë aktivitet, por që janë përfshirë në skemën e vjedhjes duke kërkuar rimbursimin e recetave false.
Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se po hetohet e gjithë trajektorja që ndiqet për ilaçet, pra që nga dalja nga depot farmaceutike deri në farmaci. Për të shmangur TVSH-në, depot farmaceutike nuk e kanë deklaruar sasinë e ilaçeve që ka dalë prej tyre, ndërkohë që farmacitë për të përfituar rimbursimin e kanë deklaruar atë.
Nën hetim janë gjithsej 3000 receta  të lëshuara nga mjekë të ndryshëm, por deri më tani nuk është konfirmuar asnjë mjek i përfshirë në këtë skemë, çka rezulton se recetat janë të falsifikuara.
I pyetur në Komisionin e Shëndetësisë, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, në lidhje me ecurinë e ndjekjes së këtij skandali, u shpreh se kjo është çështje që po ndiqet nga prokuroria. Ministria dhe Fondi bënë aq sa u takonte në këtë çështje. Ndërkohë, ministri Beqaj tha se janë të pezulluara 13 farmaci dhe dy depo farmaceutike, emrat e të cilave nuk u bënë publike, që mendohet se janë përfshirë në këtë skandal.
Deri më tani po gjykohet në gjendje të lirë ish-drejtori i Fondit Rajonal të Tiranës, Pjerin Xhuvani dhe po vuan dënimin Hysen Roçi, administrator i 4 farmacive fiktive.

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC