Shëndetësi

kor282015

Shtojcat në kontratën e FSDKSH me subjektet farmaceutike. Adhami: Farmacisti duhet të jetë barriera që pengon parregullsitë me recetat e rimbursuara

tags: BARNA

Në vijim të ndryshimeve të ndërmarra të premten e  kaluar nga Bordi i Këshillit Administrativ në rregulloren e procedurave të rimbursimit, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka publikuar shtojcat e kontratave Fond - subjekte farmaceutike. Sipas drejtores së Drejtorisë së Shërbimit Parësor në FSDKSH, Albana Adhami, ndryshimet erdhën si pasojë e konstatimeve që bëri njësia anti-korrupsion e Kryeministrisë, pas kontrollit të ushtruar pranë Fondit, ku u konstatua se sistemi kishte të çara dhe nuk e shmangte 100% abuzimin.
Kështu recetat nuk do të rimbursohen nëse u mungon njëri prej këtyre elementëve: Numri i serisë së recetës, emri mbiemri i pacientit, kodi i pacientit, datëlindja, nr. i regjistrit, nr i konsultës, data e konsultës, të jetë zgjedhur kategoria, diagnoza, kodi i diagnozës, tipi i sëmundshmërisë, kodi i QSH, data e lëshimit të recetës, kodi i mjekut, firma vula e tij, vula e institucionit, data e ekzekutimit të recetës, numri i recetës për farmacinë, firma e farmacisë, vula e farmacisë.
Arsyen pse ndryshimet hyjnë në fuqi që më 1 gusht znj.Adhami e argumenton me faktin se nuk dëshirohet që të kalojnë edhe 4 muaj të tjerë të këtij viti me formën e vjetër të procedimit që lejonte abuzimet e bëra publike. "U riformuluan disa nene të kontratës, njëri prej të cilëve kishte të bënte me saktësimin e elementeve se në cilat momente një recetë e rimbursuar do të quhet e rregullt. Gjithashtu, nëse më përpara i jepej një periudhë prej 48 orësh subjektit farmaceutik që të mund të bënte korrigjimet e  nevojshme në recetë dhe t'i rikthente ato pranë drejtorisë rajonale, në rastet kur ishin evidentuar parregullsi, tashmë kjo nuk do të ndodhë më. Farmacisti është barriera që nuk duhet t'i pranojë recetat e parregullta. Natyrisht jo për të gjitha gabimet që bën mjeku përgjegjësitë janë të farmacistit, sepse ka gabime që janë të pjesës profesionale të mjekut. Këtu farmacisti nuk hyn, por pjesa tjetër e formaliteteve administrative që plotësohet nga mjeku, si p.sh. kodi i një dignoze, numri i një konsulte të kryer, data e ekzekutimit të recetës etj. duhet të verifikohen nga farmacisti", është shprehur znj.Adhami në një intervistë.

Ndryshimet në kontratën e Fondit me farmacitë, depot farmaceutike, importuesit dhe shpërndarësit farmaceutikë e gjeni në Download Center.

Përgatiti: Dorina Gjuzi


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC