Shëndetësi

pri142015

Mblidhet Bordi i Ricertifikimit dhe Akreditimit të Profesionistëve, ja vendimet


Bordi i Ricertifikimit të Akreditimit të Profesionistëve të Shëndetësisë, nën drejtimin e ministrit Ilir Beqaj, u mblodh sot për të diskutuar mbi: *ankesat e profesionistëve që nuk përmbushën detyrimet e programit të ricertifikimit 2010-2014, *rregulloren e provimit të ricertifikimit për profesionistët që nuk përmbushën detyrimet si dhe *programet orientuese për provimin e ricertifikimit.

Pjesëmarrësit në mbledhje, përfaqësues të Urdhrave, të Universitetit të Mjekësisë, QKEV-së, FSDKSH-së etj., vendosën përjashtimin nga detyrimet e programit të ricertifikimit të të gjithë anëtarëve të komisioneve të miratimit të titujve akademike dhe ekspertët e oponencës. Po ashtu u vendos që deri më datë 10 maj QKEV do të hartojë listën përfundimtare të profesionistëve me kredite të përmbushura duke marrë në konsideratë edhe ankimimet e farmacistëve, mjekëve dhe dentistëve deri më dt 30 prill. Këta të fundit do të duhet të dorëzojnë pranë QKEV-së të gjitha dokumentet që provojnë kryerjen e aktiviteteve të edukimit në vazhdim për periudhën 1 Janar 2010 - 31 Dhjetor 2014.



Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC