Shëndetësi

jan252018

Entela Shehu: Kreditet e profesionistëve. Kemi penalizuar 10 aktivitete dhe 4 të tjerave u është anuluar kreditimi...

Tanimë është viti i dytë që ka nisur të funksionojë sistemi i Edukimit në Vazhdim për profesionistët. E kontaktuar nga doktor33.al, Qendra e Edukimit në Vazhdim, deklaron se gjatë vitit 2017 ka pasur interes të shtuar të mjekëve për të frekuentuar aktivitete të ndryshme shkencore, ku plotësojnë edhe numrin e krediteve.

Duhet theksuar se procesi i raportimit të aktiviteteve të edukimit në vazhdim të ndjekura nga profesionistët, intensifikohet pranë QKEV-së në përfundim të ciklit të certifikimit ose përpara rinovimit të lejes së ushtrimit të profesionit, sepse atëherë është momenti kur atyre iu kërkohen kreditet e mbledhura. Për këtë arsye, të dhënat e regjistruara aktualisht në QKEV, mund të mos reflektojnë situatën reale të ndjekjes së aktiviteteve të edukimit në vazhdim", thekson Dr. Entela Shehu.

Në lidhje me denoncimin herë pas here të disa kompanive që zhvillojnë aktivitete shkencore dhe japin kredite për profesionistët, si: mjekë, farmacistë, stomatologë dhe infermierë, Dr. Shehu shpjegon se gjatë vitit 2017 është rritur monitorimi i tyre dhe ka pasur edhe penalizime për disa prej tyre.

"Gjatë vitit 2017 janë monitoruar gjithsej 186 aktivitete, ose 81% më shumë aktivitete krahasuar me vitin pararendës. Nga këto, për 10 aktivitete është reduktuar numri i krediteve, për 4 aktivitete është anuluar ose refuzuar akreditimi dhe 1 ofrues është pezulluar nga zhvillimi i aktiviteteve të akredituara për një periudhë prej 1 viti", sqaron Shehu.

Por, cilat kanë qenë shkeljet e konstatuara në këto aktivitete, për të cilat janë marrë edhe masat përkatëse?

- Moszhvillim i aktivitetit të edukimit në vazhdim në datat e planifikuara, pa njoftim paraprak në QKEV.
- Ndryshime në programin e aktivitetit, pa njoftim paraprak në QKEV.
- Mosrespektim i programit të aktivitetit dhe afateve të tij, mbyllje e aktivitetit përpara afatit të përcaktuar dhe moskryerje e temave të parashikuara në programin e deklaruar pranë QKEV.
- Tematika në trajnim, e papërshtatshme me profilin praktik të punës së pjesëmarrësve.
- Përdorimi i metodave jo të duhura pedagogjike, mungesa e ndërveprimit mes lektorit/trajnerit dhe pjesëmarrësve, që është një standard mjaft i rëndësishëm për përmbushjen e objektivave të aktivitetit.

Profesionistët duhet të përmbushin këtë numër kreditesh: 120 kredite për mjekët, 60 kredite për stomatologët dhe farmacistët gjatë periudhës 2015-2018, 40 kredite për infermierët, mamitë dhe ndihmës farmacistët, gjatë periudhës 2016-2019.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC