Shëndetësi

mar242015

Dita botërore kundër tuberkulozit. 1.5 milionë viktima në vit nga kjo sëmundje

Është një nga sëmundjet më infektive dhe më të përhapura në botë, e megjithatë një nga më të nënvlerësuarat. Ndërsa norma e vdekshmërisë vjen duke u zvogëluar, gjatë viteve të fundit janë shtuar rastet e formave rezistente ndaj barnave që e trajtojnë. Është fjala për tuberkulozin, që sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjatë vitit 2013 shkaktoi rreth 1.5 milionë viktima mes 9 milionë të prekurve në të gjithë botën. Çdo vit shënohet më 24 mars në të gjithë botën dita e sensibilizimit dhe luftës kundër kësaj sëmundjeje, e cila transmetohet nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes dhe renditet si e dyta më vdekjeprurëse nga një agjent i vetëm i infektimit, pas virusit HIV.

Mes atyre që hyjnë në kontakt me bakterin përgjegjës të tuberkulozit, janë të shumtë ata që infektohen, por vetëm një pjesë e vogël (10%) zhvillon simptomat dhe shenjat e sëmundjes. Për të parandaluar tuberkulozin ekziston një lloj vaksine që megjithatë nuk mbron në masën 100% nga infeksioni. Duke folur, kënduar apo duke u kollitur një i sëmurë me tuberkuloz mund të infektojë të gjithë ata që i gjenden pranë në një rreze prej 1.5-2 metrash distancë. Prandaj është gjithmonë shumë e rëndësishme të identifikohet burimi i prekjes sepse, nëse nuk njihet dhe nuk kurohet mund ta përhapë sëmundjen me shumë lehtësi. Të gjithë ata që kanë pasur kontakte me një të sëmurë, duhet t'i nënshtrohen kontrollit për të përcaktuar nëse kanë kontraktuar infeksionin apo sëmundjen. Tuberkulozi mund të kurohet me një miks prej 3 ose 4 barnash, por terapia zgjat të paktën 6 muaj dhe prandaj është shumë e rëndësishme ndjekja e itinerarit terapeutik.

Ndërkaq OBSH është në kërkim të strategjive të reja për ta zhdukur këtë epidemi botërore brenda 20 viteve të ardhshme. Gjatë më shumë se një dekade (vitet 2000-2013) lufta ndaj tuberkulozit ka shënuar sukseset e saj, pasi 37 milionë jetë njerëzish janë shpëtuar nëpërmjet diagnostikimit dhe trajtimit. Për faktin që tuberkulozi mund të parandalohet dhe kurohet, 95% e vdekjeve nga kjo sëmundje ndodh në vendet e botës së tretë, ku kostot mjekësore janë të papërballueshme nga shumë familje të varfra. Në Shqipëri regjistrohen rreth 400 raste të reja me tuberkuloz në vit. Gjatë një dekade, prirja e rasteve të reja ka qenë në ulje të qëndrueshme dhe pothuajse është përgjysmuar, nga 790 raste në 1999-ën në rreth 450 raste të reja në 2010-ën./Dorina Gjuzi 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC