Shëndetësi

jan92015

Testi i gjakut kufizon antibiotikët në rastet e dyshuara me pneumoni

Testi i proteinës C-reaktive (CRP) në gjak mund të ndihmojë në dallimin e pneumonisë nga një infeksion respirator i zakonshëm në rastet e paqarta si dhe vlerësimin nëse është i nevojshëm apo jo trajtimi me antibiotikë. Rekomandimi vjen nga ''National Institute for Health and Care Excellence'' (NICE)  në udhëzuesin e saj të parë për pneumoninë.
Pneumonia është një ënjtje e indit të mushkërive shpesh i shkaktuar nga një infeksion bakterial ose viral i mushkërive. Simptomat më të zakonshme janë temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje. Në kujdesin primar, shumica e pacientëve pa pneumoni ka simptoma të infeksionit në gjoks. Kjo mund të shkaktojë probleme në diagnozë, pasi në mungesë të radiografisë së gjoksit, jo gjithmonë e pranishme në klinikë, është e vështirë të përcaktohet nëse simptomat shkaktohen nga pneumonia apo infeksioni i traktit të frymëmarrjes që shërohet vetvetiu.
Përdorimi i antibiotikëve do të jetë i dobishëm për personat, simptomat e të cilëve janë shkaktuar nga një infeksion bakterial, por nuk do të ketë efekt në rastin e infeksionit viral, në të kundërt mund edhe të jetë i dëmshëm. NICE rekomandon testin e proteinës C-reaktive për njerëzit që paraqiten në kujdesin primar me simptoma të infeksionit të traktit të ulët respirator. Testi duhet të kryhet nëse pacienti pas vlerësimit klinik nuk është diagnostikuar me pneumoni dhe nuk është e qartë nëse duhen përshkruar antibiotikët.
Udhëzuesi përshkruan metodën me të cilën rezultatet e testimit të proteinës C-reaktive duhet të përdoren për të drejtuar përshkrimin e antibiotikëve te personat pa një diagnozë klinike të pneumonisë.
"Testi CRP mund të kryhet në klinikë dhe ju ndihmon të vendosni nëse trajtimi me antibiotikë është i nevojshëm. Me rritjen e shqetësimit për rezistencë ndaj antibiotikëve - pohon Michael Moore, anëtar i Grupit për Zhvillimin e Udhëzuesve - testi i CRP-së është një mjet i rëndësishëm që mund të ndihmojë në reduktimin e përshkrimit të antibiotikëve duke iu garantuar pacientëve trajtimin më të mirë të mundshëm".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC