Shëndetësi

sht32014

Rregullat strikte të OBSH rreth cigareve elektronike

Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkon masa më të rrepta ndaj cigareve elektronike (E-Cig): ndalimi i shitjeve tek të miturit, ndalimi i reklamimit dhe përdorimit në zonat e mbyllura. Rekomandimet janë të përfshira në raportin që OBSH do të diskutojë me Shtetet Anëtare në tetorin e ardhshëm në Moskë në Konferencën e Palëve për konvencionin e duhanit. Sipas ekspertëve, në fakt E-Cig që përmbajnë nikotinë duhet të rregullohen ashtu si dhe cigaret tradicionale, sepse me daljen e studimeve të reja po bëhet gjithnjë e më e qartë se nuk janë pikërisht ato që mund të ndihmojnë në ndërprerjen e duhanit siç ishte supozuar. Edhe pse është konfirmuar se janë më pak toksike se cigaret tradicionale për duhanpirësit, janë njëlloj të rrezikshme për gratë shtatzëna dhe adoleshentët dhe në çdo rast janë gjithashtu përgjegjëse për ekspozimin pasiv ndaj nikotinës dhe substancave të tjera toksike. Në pritje të provave të vërteta të pakundërshtueshme shkencore, do të ishte më mirë - sugjeron OBSH - të ndalojnë propagandat që premtojnë për të ndihmuar në lënien e produkteve të duhanit që përmbajnë nikotinë, ndërsa në ato pa nikotinë duhet të ndalohen aromat e frutave, karameleve dhe pijeve alkoolike që mund të jenë një stimul për fëmijët dhe adoleshentët. Vetëm në mesin e adoleshentëve është dyfishuar nga 2008-2012 numri i atyre që kanë provuar E-Cig dhe ekziston frika se këto pajisje mund të veprojnë si një urë drejt konsumit të duhanit. Një pozicion të njëjtë ka shprehur kohët e fundit American Heart Association, duke pritur që FDA të shprehi rezervat dhe të vendosë nëse cigaret elektronike do të jenë subjekt i të njëjtave disiplina të produkteve të duhanit.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC