Mirëqenie

shk102017

Raporti i ECDC-së për Acinetobacter baumannii

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka publikuar rezultatet e një studimi mbi përhapjen ne Evropë të infeksioneve nga Acinetobacter baumannii, shumë të vështira për t'u trajtuar për shkak të rezistencës në rritje të këtij bakteri për agjentët antimikrobikë dhe në mënyrë specifike për karbapenemet. 

Infeksionet me Acinetobacter baumannii verifikohen kryesisht në njësitë e terapisë intensive, te pacientët e prekur nga patologji të rënda dhe janë shpesh të lidhura me procedura invazive. Megjithatë, infeksione të tilla janë sinjalizuar edhe te pacientët e shtruar në reparte të tjera mjekësore dhe kirurgjikale. Pasi bëhet endemik infeksioni vështirë se mund të eliminohet plotësisht.

Rezultatet e studimit të zhvilluar nga ECDC në kontekstin e projektit EuSCAPE (European Survey on Carbapenamase-Producing Enterobacteriaceae) dhe rrjetit të survejimit Ears-Net (Antimicrobical Resistance Surveillance Network, të koordinuar po nga ECDC) konfirmojnë se në Evropë ku situata ishte tashmë alarmante është regjistruar një rritje komplesive e rezistencës antimikrobike nga ana e këtij bakteri.
Rezistenca ndaj karbapenemeve, antibiotikë të administruar zakonisht për trajtimin e infeksioneve të Acinetobacter baumannii, gjithashtu ka çuar në një përdorim gjithnjë e më të shpeshtë të colistinës si trajtim të "linjës së fundit", me pasojë rastet sporadike të rezistencës edhe ndaj këtij antibiotiku.

Për këtë arsye ECDC nënvizojnë në raport nevojën për të intensifikuar përpjekjet në përballimin e këtij kërcënimi domethënës për pacientët dhe për sistemet shëndetësore të vendeve të Bashkimit Evropian, duke përcaktuar opsionet e reduktimit të risqeve nëpërmjet menaxhimit klinik, parandalimin e transmetimit të infeksioneve në spitalet dhe strukturat e tjera shëndetësore, parandalimin e transmetimit të ndërkufitar dhe përmirësimit të përgatitjes nga ana e shteteve anëtare./AIFA


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC