Mirëqenie

tet172016

Astma, suplementimi me vitaminë D mund të reduktojë rëndimin

tags: astmë

Rezultatet e rishikimit të Cochrane, të prezantuar në kongresin e European Respiratory Society në Londër, tregojnë se shtimi i vitaminës D në terapinë e astmës mund të reduktojë rëndimin e kësaj sëmundjeje në stadin e lehtë dhe të moderuar. Por studiues si Adrian Martineau në Asthma UK Centre for Applied Research at Queen Mary University of London, apelojnë për kujdes: Rezultatet vijnë nga një numër relativisht i vogël studimesh, ku asnjë prej tyre nuk ka raportuar një efekt domethënës të vitaminës D kundër rëndimit të astmës.

Rishikimi ka vlerësuar 9 triale të kontrolluara me placebo, për një total prej 435 fëmijësh dhe 658 të rriturish me astmë të lehtë e të moderuar. Trajtimi me integratorë oralë me bazë vitaminën D3 (cholecalciferol) është administruar për periudha të ndryshme nga 4 deri në 12 muaj, në doza 500-1200 UI/ditë.  "Në përgjithësi, suplementimi lidhej me një reduktim të ndjeshëm të rëndimit astmatik te pacientët e trajtuar me kortikosteroide sistemike, me një numër mesatar eventesh akute të reduktuara nga 0.44 në 0.22 për person", shkruajnë autorët. Ata saktësojnë megjithatë se këto rezultate bazohen fillimisht në të dhëna të ardhura nga një popullatë e rritur dhe nuk duhen përgjithësuar për fëmijët.

Sipas rishikimit të Cochrane, suplementimi me vit.D ul riskun për rëndim në rastet kur kërkohet një shtrim në spital ose një vizitë në urgjencë, ndërsa nuk ka asnjë efekt në funksionin e mushkërive dhe nuk shtohet risku për efekte anësore të rënda. "Ajo që nuk dimë është nëse përfitimet e vitaminës D janë të kufizuara vetëm për pacientët që kanë mungesa apo nëse verifikohet në të gjithë astmatikët", pohon Martineau, i cili thotë se për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje vijon një analizë për nëngrupet. "Rreth 1 miliard persona në të gjithë botën kanë nivele më të ulëta se 75nmol/l të vitaminës D, një vlerë e konsideruar përgjithësisht e pamjaftueshme. Ndërsa nivelet më të ulëta se 50 nmol/l janë konsideruar simptoma të një gjendjeje në mungesë", shkruajnë autorët, duke theksuar se në pjesën më të madhe të pjesëmarrësve në studime, nivelet e vitaminës D ishin të pamjaftueshme ose mungonin.
 


Cochrane Database Syst Rev. 2016; 9:CD011511
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27595415

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC