Mirëqenie

shk262016

Inhibitorët e pompës protonike dhe risku i shtuar për demencë

tags: Demencë, IPP

Përdorimi i inhibitorëve të pompës protonike (IPP), që zakonisht administrohen në terapinë e refluksit gastroezofageal dhe të ulçerës peptike, lidhet me një shtim të riskut për demencë sipas të dhënave të një studimi të publikuar së fundi në "Jama Neurology".

Britta Haenisch nga qendra për sëmundjet neurodegjenerative në Bon të Gjermanisë dhe kolegët e saj kanë analizuar lidhjen mes përdorimit të inhibitorëve të pompës protonike dhe riskut për demencë, duke shqyrtuar përshkrimet e barnave për pacientët të bëra mes viteve 2004 - 2011.
Nga 73.679 persona që morën pjesë në studim, personat e trajtuar me IPP kanë qenë 2.950, ku mbizotëronte gjinia femërore me moshë mesatare 84 vjeç. Mes tyre risku për demencë u shtua me 44% në krahasim me grupin e kontrollit të patrajtuar me barna të tilla, të përbërë nga 70.729 persona, edhe në këtë rast me numër më të madh grash me moshë mesatare 83 vjeç.
Përballë këtyre rezultateve, autorët kanë evidentuar megjithatë disa kufizime në studim, mes të cilave për shembull, mungesa në analizë e vlerësimit të të dhënave të disa faktorëve të pavarur në gjendje që të shtojnë riskun e demencës.

"Meqë studimi ynë tregon vetëm një përkim statistikor mes përdorimit të inhibitorëve të pompës protonike dhe mundësisë për të zhvilluar demencë, prania e një mekanizmi të mundshëm biologjik në thelb të një lidhjeje të mundshme shkak/pasojë duhet të eksplorohet nga studime të ardhshme prospektike të zhvilluara në grupe mjaft të mëdha pacientësh", përfundojnë autorët.
Ndërsa në një editorial, Leëis Kuller nga Universiteti i Pittsburghut në Pensilvani komenton: "Këto të dhëna çelin një sfidë interesante për të vlerësuar një lidhje të mundshme mes IPP dhe riskut për demencë, argument shumë i rëndësishëm në këto ditë duke parë prevalencën e lartë në përdorimin e këtyre barnave te të moshuarit".

 

Jama Neurology 2016. doi:10.1001/jamaneurol.2015.4791
http://archneur.jamanetwork.com/article.aspx?doi=10.1001/jamaneurol.2015.4791

Jama Neurology 2016. doi:10.1001/jamaneurol.2015.4931
http://archneur.jamanetwork.com/article.aspx?doi=10.1001/jamaneurol.2015.4931


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC