Fitoterapi

qer272023

Deficitet e kujtesës. Efektet mbrojtëse të flavanoleve që përmban kakaoja

Marrja e flavanoleve në sasi jo të duhur mund të ndikojë në humbjen e kujtesës të lidhur me moshën dhe integrimi i këtyre substancave mund të përmirësojë rezultatet e testeve konjitive. Në këtë përfundim ka arritur një ekip nga Universiteti i Kolumbisë në Nju Jork, i udhëhequr nga Adam Brickman, i cili publikoi rezultatet e një studimi në Proceedings of the National Academy of Sciences (PNAS).

Hulumtimi përfshiu 3,562 të rritur me moshë mesatare 70 vjeç, të ndarë në dy grupe, njëri prej të cilëve mori një suplement flavanolesh në rrugë orale për tre vjet rresht, ndërsa grupi tjetër një placebo. Suplementi përbëhej nga 500 miligramë flavanole dhe 80 miligramë epikatekine, sasi të cilën çdo i rritur duhet ta marrë përmes dietës së tij.

Në fillim të studimit, të gjithë pjesëmarrësit plotësuan një anketë që vlerësonte cilësinë e dietës së tyre, duke përfshirë konsumin e ushqimeve të pasura me flavanole. Më pas, pjesëmarrësit kryen një sërë testesh konjitive për të vlerësuar kujtesën afatshkurtër. Testet u përsëritën pas një, dy ose tre vjetësh.
Për më shumë se një të tretën e pjesëmarrësve u morën edhe mostra të urinës që i lejuan studiuesit të masin nivelet e bioshënjuesve të flavanoleve para dhe pas studimit. Kjo matje i lejoi studiuesit të përcaktonin më saktë nëse nivelet e flavanoleve përputheshin me rezultatet e testeve konjitive dhe të siguroheshin që pjesëmarrësit ishin duke ndjekur një regjim te caktuar. Nivelet e flavanoleve ndryshonin mesatarisht midis pjesëmarrësve, megjithëse asnjëri nuk kishte mungesë të theksuar të tyre.

Një analizë e të dhënave të mbledhura tregoi se rezultatet e kujtesës u përmirësuan pak në grupin e njerëzve që morën flavanole, shumica e të cilëve, i morën këto substanca përmes dietës së tyre. Edhe pse, në fund të vitit të parë të marrjes së suplementeve te flavanoleve, pjesëmarrësit që raportuan se kishin ndjekur një dietë të ulët në këto komponime dhe që kishin nivelet më të ulëta të flavanoleve, vunë re se rezultatet e tyre të kujtesës u përmirësuan me 10.5%, krahasuar me grupin që mori placebo, dhe me 16% krahasuar me periudhën para fillimit të studimit.

Për më tepër, testimi konjitiv tregoi se përmirësimi i vërejtur në një vit u mbajt për të paktën dy vite të tjerë. Prandaj, gjetjet sugjerojnë fuqimisht se mungesa e flavanoleve mund të çojë në humbje të kujtesës të lidhur me moshën, duke pasur parasysh edhe efektin e kundërt të këtyre komponimeve.

 

Sabina Mastrangelo

PNAS (2023) - doi: 10.1073/pnas.2216932120.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC