Fitoterapi

nën192019

Kanella dhe 1000 efektet e saj. Nga balsamosja, te sindroma e vezores policistike

Kanella (Cinnamomum zeylanicum) është një erëz e përdorur që në kohërat e lashta për të aromatizuar gatimet dhe për potencialin e saj terapeutik. Pema gjithmonë e gjelbër, me origjinë nga Sri Lanka, kultivohet për lëvoren e saj. Përdorimi i kanellës daton që në Egjiptin e lashtë, ku përdorej për balsamosje.

Në mjekësinë ajurvedike dhe në atë kineze, kanella përdoret për problemet menstruale, në trajtimin e etheve, në disa çrregullime intestinale dhe për problemet e lidhura me "të ftohtin", meqenëse ka efekt ngrohës (sipas këndvështrimit oriental, për një gjendje të tillë).

Në traditën perëndimore, përdoret kundër sëmundjeve nga i ftohti, si antibakterial dhe antispazmatik. Këto veti vijnë kryesisht për shkak të vajit esencial që përmban lëvorja. Kjo esencë është e pasur me cinnamic aldehyde dhe me eugenol, përveçse me përbërës të tjerë të shumtë të llojit terpenik dhe fenolik. Gjithashtu, aktivitetet e fundit shkencore i njohin asaj aftësitë për të ulur kolesterolin dhe trigliceridet në gjak, duke ndikuar në lehtësimin e shqetësimeve nga hipertensioni.

Substanca përgjegjëse për këtë efekt, duket se është pikërisht cinnamic aldehyde. Kjo përbërje, përveçse i jep species karakteristikën aromatike, arrin të përmirësojë edhe  përthithjen e glukozës dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës në muskujt skeletikë dhe në indet adipoze. Gjithashtu, është vënë re se ajo shton glikogjenosintezën në nivel hepatik dhe ngadalëson shpejtësinë e zbrazjes gastrike, duke ndikuar kështu në ndjesinë e ngopjes.
Në nivelin digjestiv, kanella rregullon aktivitetin e enzimave digjestive, siç është alpha-amilaza. Efektet e suplementimit të kanellës gjenden edhe në ndarjen lipidike, me një reduktim të triglicerideve dhe të kolesterolit total.

Efekte të tilla mund të shfrytëzohen edhe për patologji ku restaurimi i ndjeshmërisë ndaj insulinës luan rol kyç në menaxhimin e simptomave. I tillë është rasti i sindromës së vezores policistike. Një studim i kohëve të fundit ka vëzhguar administrimin e kapsulave të kanellës (1,5g/die) për 12 javë, apo të placebos te gratë e prekura nga PCOS-i dhe në trajtim me medroksiprogesterone.

Studiuesit kanë bërë vlerësime antropometrike, në nivelet e glukozës dhe të insulinës, pas një ngarkese glukozike, përveçse nivelet e hemoglobinës së glikuar dhe hormoneve. Reduktimi i rezistencës insulinike në përfundim të periudhës së trajtimit, u sugjeron autorëve një rol të mundshëm të kanellës në trajtimin edhe të kësaj patologjie.

Fatkeqësisht, nuk mund të arrihet në konkluzione përfundimtare nga këto studime të veçanta, edhe sepse shumë metanaliza kanë kufij metodologjikë dhe uniformitet trajtimi. Siç ndodh në shumë raste, përdorimi i ekstrakteve të pastandardizuara dhe të papërcaktuara në studim, kufizon besueshmërinë dhe zbatueshmërinë e rezultateve në praktikën klinike.

 

Luca Guizzon, ekspert në fitoterapi

 

Drug Chem Toxicol.2018 Jul;41(3):338-351. doi: 10.1080/01480545.2017.1417995. Epub 2018 Jan 10.

Pharmacol Res.2017 Aug;122:78-89. doi: 10.1016/j.phrs.2017.05.019. Epub 2017 May 27.

J Clin Lipidol.2017 Nov - Dec;11(6):1393-1406. doi: 10.1016/j.jacl.2017.08.004. Epub 2017 Aug 12.

J Acad Nutr Diet.2016 Nov;116(11):1794-1802. doi: 10.1016/j.jand.2016.07.015. Epub 2016 Sep 8.

BMC Complement Altern Med.2017 Dec 28;17(1):550. doi: 10.1186/s12906-017-2067-7.

Phytother Res.2018 Feb;32(2):276-283. doi: 10.1002/ptr.5970. Epub 2017 Dec 18.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC