Fitoterapi

mar172017

Drogat fantazmë dhe rituali Ayahuasca

Ekzistojnë kura të quajtura alternative dhe plotësuese që përfshijnë ndër të tjera edhe fitoterapikët e homeopatikët. Por i njëjti klasifikim nuk mund të bëhet për lëndët narkotike. Një narkotik mund të cilësohet si i tillë vetëm nëse përfshihet në tabelën e posaçme ministrore, pavarësisht nëse është substancë kimike apo drogë bimore. Thënë kjo, duhet theksuar se të dhënat janë vërtet alarmante. Pas tendencës në rritje mes viteve 1995 - 2003, shpërndarja e konsumit të drogave të paligjshme është e qëndrueshme, por duke mbetur në nivele shumë të larta: në 10 shtete përdoruesit tejkalojnë 25% të popullatës së re. Shumë të përhapura mes të rinjve janë substancat e reja psiko-aktive me origjinë kimike, mes të cilave kanabinoidet sintetike, kationet sintetike, fenetilaminat, ketamina dhe analogët e saj, piperazinat. Tendenca e një tregu të paligjshëm në zgjerim është që të sintetizojë derivate të reja kimike duke përdorur si prekursorë droga të kthyera tashmë në të paligjshme. Duke iu ndryshuar atyre qoftë edhe një pjesë të vogël të molekulës, loja ka marrë fund pasi arrihet një drogë e re, ndoshta më toksike se e mëparshmja, por e ligjshme sepse nuk është e kataloguar si drogë në tabelën ministrore. Gjithashtu po regjistrohen mes të rinjve, raste të ndryshme intoksikimi për shkak të përdorimit të halucinogjenëve bimorë si Belladonna apo Stramonio.

Të tymosura apo të pira, këto bimë mund të shkaktojnë gjendje konfuzionale deri në hipertermi, halucinacione, komë dhe arrest respirator në rastin më të keq. U bënë të famshme gjatë Mesjetës dhe u etiketuan si "bimë të mallkuara" meqë përdoreshin në ritualet e shtrigërisë dhe magjisë së zezë.
Një çështje komplet tjetër është ajo e lidhur me kërpudhat ose pijet halucinogjene të përdorura tradicionalisht në ritet magjiko-terapeutike të shamanëve. Ndoshta më i famshmi mes këtyre riteve është Ayahuasca, i cili bazohet në përgatitjen e një pijeje tipike të basenit të Amazonave, e përbërë nga porcioni drusor dhe pudra e lianeve të Banisteriopsis caapi (foto) dhe nga gjethet e Psychotria viridis.

B. caapi ofron beta-karbolinat: armalinën dhe arminën, të cilat janë inhibitorë të kthyeshëm të monoaminës oksidazë A (MAO-A). Gjethet e bimës tjetër (Psychotria viridis) janë të nevojshme për efektet psikoaktive të Ayahuasca dhe përmbajnë triptaminat me efekt haluçinogjen: N, N-dimetiltriptaminët (DMT) dhe 5-MeO-DMT.

Si DMT, edhe 5-MeO-DMT çaktivizohen nga enzima MAO-A,, fiziologjikisht e pranishme në organizmin tonë, ndërsa është konfirmuar që të dyja janë aktive në rrugë orale vetëm kur administrohen në kombinim me armalinën ose arminën.

5-MeO-DMT është një haluçinogjen me veprim të shpejtë dhe afatshkurtër. Ai është principi aktiv i helmit të disa bretkosave të lumit Kolorado (Bufo alvarius) dhe përfaqëson 15% të peshës së thatë të gjëndrave pranë veshit dhe ato tibiale. Gjithashtu 5-MeO-DMT mund sintetizohet me gjëndrën pineale njerëzore dhe në retinë dhe është identifikuar në lëngjet e trupit duke përfshirë urinën, gjakun dhe lëngun cerebrospinal. 5-MeO-DMT ka afinitet të lartë për receptorin e serotoninës 5-HT1A, por edhe për receptorin sigma-1 dhe është katër deri në 10 herë më i fuqishëm se DMT e njeriut.
Pavarësisht sinjalizmit të ndonjë rasti për efekte anësore (vetëm një nga këto ka qenë fatale) Ayahuasca nuk shfaq shqetësime serioze të natyrës toksikologjike, madje duket se po shqyrtohet nga studiuesit për një potencial terapeutik (1). Megjithatë duhet nënvizuar se kjo siguri është dukshëm më e lartë brenda konteksteve tradicionale, fetare dhe ritualeve të ndryshme në krahasim me kontekstet e tjera të natyrës vullnetare.  


 

1) Frecska E et al. The Therapeutic Potentials of Ayahuasca: Possible Effects against Various Diseases of Civilization. Front Pharmacol. 2016 Mar 2;7:35. 

Angelo Siviero
Farmacist galenik ekspert në fitoterapi dhe mjekësinë alternative


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC