Fitoterapi

dhj172014

Kanabisi në farmaci, sugjerime për një përgatitje galenike të standardizuar

Kanabisi, si drogë bimore, është i pranishëm prej vitit 2013 në farmacitë italiane dhe mund të përshkruhet nga mjeku sipas ligjit 94/98
Me një dekret ministror të vitit 2013 u zyrtarizua në Itali përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësore, duke e futur atë në Tabelën II, seksioni B, mes drogave mjekësore me origjinë bimore. Në llojin kanabis ekzistojnë tre varietete: Sativa, Indica dhe Ruderalis. Dy të parat janë me interes më të madh farmaceutik për shkak të nivelit të lartë të kanabinoideve (CNB), ose molekulave aktive në nivel fiziologjik. Varieteti Sativa ka një përmbajtje të lartë të THC me efekt psikotrop, pra një efekt të fortë psikoaktiv. Varieteti Indica ka një përmbajtje më të madhe të CBD-ve, më efikase në nivelin terapeutik qendror (efekti "gur"). Farmacitë italiane mund të sigurojnë 4 shtame të inflorescences femërore të kanabisit (Bedrocan ©, Bediol ©, Bedrobinol © dhe Bedica ©) secili me nivele të ndryshme të THC dhe CBD. Aktualisht çdo mjek mund të përshkruajë kanabisin për çdo indikacion terapeutik nëse ka literaturë të mjaftueshme shkencore për ta mbështetur përdorimin e tij.
Pacienti do të identifikohet vetëm nga një kod alfanumerik dhe dozimi mund të mos jetë ekspicit edhe pse është i këshillueshëm. I detyrueshëm është në fakt, indikacioni i THC, përkundër përgatitjeve të parashikuara aktualisht për kanabisin, shpesh i përgatitur në kushte shtëpiake dhe që mund të mos garantojë standardet e nevojshme. I tillë është rasti i zierjes. Edhe pse ka një protokoll të vlefshëm për përgatitjen e kanabisit, uji është një tretës shumë i keq për CNB-të që janë lipofile, prandaj rezultati përfundimtar do të jetë një përgatitje e mangët në THC dhe në CNB. Më mirë do të ishte të përdorej si tretës qumështi, por edhe lyerja me një shtresë gjalpë e mureve të enës mundëson një solucion më të pasur me CNB dhe më rezistent  në kohë (I konservueshëm në frigorifer për 5 ditë). Ndërsa avulli ofron një standard të pranueshëm në THC. Këshillohen temperatura 210 ° C për të siguruar avullimin e plotë të të gjithë CNB-ve. Për momentin në Itali ekziston një protokoll për nxjerrjen e vajit të kanabisit, duke tretur barin në vaj ulliri F.U. dhe duke e kaluar në filtër më pas. Në këtë rast garantohet një nivel preciz në THC dhe në përgjithësi një nxjerrje më e mirë e CNB-ve.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC