Fitoterapi

tet282014

Efekti i erëzave në organizëm

Erëzat nuk njihen vetëm për aromën që u japin ushqimeve, por edhe për efektet dobiprurëse në shëndetin tonë. Vetitë e tyre mjekësore njerëzit i kanë zbuluar që në lashtësi dhe ja cilat janë disa nga erëzat më të mira për organizmin:
Piperi i zi - Në gjellërat tradicionale shqiptare nuk mungon piperi i zi. Por, a e dinit se dy lugë çaji nga kjo erzë përmbajnë 9% vitaminë K dhe 7% hekur, tejet të nevojshme për organizmin. Piperi i zi nxit djersitjen dhe urinimin, duke mundësuar largimin e toksinave nga trupi, gjithashtu përmirëson tretjen, redukton prodhimin e gazrave në zorrë dhe largon ndjesitë e fryrjes pas një vakti të bollshëm.
Kanella - Për shërimin e kollës, si mjekim popullor është përdorur një lugë çaji mjaltë e përzier me pluhur kanelle, e cila ndër të tjera ul sheqerin në gjak dhe normalizon nivelet e kolesterolit. Ajo ka aftësi të forta detoksifikimi dhe përmirëson funksionin e trurit. Një filxhan çaji kanellë nëse merret në 24 orët e para mund të çlirojë nga infeksioni në fshikëzën urinare .
Speci djegës - Elementi që e bën të shëndetshme këtë erzë quhet  "capsaicin". Ky përbërës është përgjegjës për shijen djegëse të specave dhe ka efekte të forta anti-kancerogjene, po ashtu ndikon në  përmirësimin e qarkullimit të gjakut, shtendosjen e muskujve dhe kongjestionin e shkaktuar nga i ftohti.
Xhenxhefili  -  Është një erzë që dallohet nga të tjerat pikërisht për shkak të numrit të madh të vetive që mbart. Çaji dhe shurupi i xhenxhefilit ndihmojnë në zbutjen e kollës madje edhe në krizat e astmës, pasi mundësojnë lehtësimin e frymëmarrjes. Ai gjithashtu lehtëson dhimbjen e kokës, stomakut, të muskujve, artritin si dhe dhimbjet menstruale. Efektet e xhenxhefilit ndikojnë edhe në uljen e tensionit të gjakut dhe nivelit të kolesterolit.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC