Farmaci

sht222022

Rituximabi. Efektiv te pacientët me miasteni gravis për të reduktuar përkeqësimin

Trajtimi i hershëm me rituximab, një bar i përdorur për trajtimin e artritit reumatoid, mund të zvogëlojë rrezikun e përkeqësimit te pacientët me miasteni gravis, një sëmundje autoimune që shkakton humbje të kontrollit të muskujve, sipas një studimi të publikuar në JAMA Neurology.

"Pacientët me miasteni të cilët morën rituximab si një plotësues i kujdesit standard treguan përmirësim më të madh krahasuar me pacientët të cilëve iu administrua një placebo", tha autori kryesor i studimit Fredrik Piehl nga Instituti Karolinska në Stokholm.

"Ata gjithashtu kishin më pak nevojë për trajtime ndihmëse dhe kortizonike", vazhdon ai.

Rreth 25 nga 100,000 njerëz vuajnë nga miasteni gravis në Suedi, kryesisht gra. Ekziston vetëm një medikament i miratuar për këtë patologji, Soliris, por trajtimi është i kushtueshëm dhe asnjë prej pacientëve që e ka përdorur deri më sot në Suedi nuk ka përfituar prej tij.

Në vend të kësaj, shumë njerëz trajtohen me kortizon, i cili mund të shkaktojë shumë efekte anësore. Për të sqaruar më mirë situatën kërkuesit studiuan 47 pacientë të rritur të diagnostikuar me miasteni në vitin e kaluar, duke i përzgjedhur ata në mënyre rastësore për të marrë trajtim me 500 mg rituximab ose një placebo. 

Studimi u krye në shtatë klinika ambulatore në Suedi dhe pacientët u ndoqën për 48 javë. Pas katër muajsh, 71% e njerëzve në grupin e rituximabit kishin arritur kontroll të mirë të sëmundjes së tyre me një shkallë vlerësimi prej 13 zërash të mirëpërcaktuar, krahasuar me 29% në grupin e placebos.

Ndjekjet pasuese në gjashtë, nëntë dhe dymbëdhjetë muaj konfirmuan rezultatet. Grupi i administruar me rituximab mori doza më të ulëta të kortizoni dhe më pak trajtime ndihmëse. Edhe pse nga ana tjetër u raportuan më shumë efekte anësore, shumica prej tyre të lehta.

Ekspertët vënë në dukje se studimi është relativisht i vogël dhe se paraqet një çekuilibër në disa nga karakteristikat bazë midis dy grupeve, por që, pavarësisht këtyre kufizimeve, rezultatet janë premtuese dhe sigurisht që kërkojnë konfirmim në studime të mëtejshme. "Tani do të jetë e nevojshme të analizohet raporti afatgjatë rrezik-përfitim i trajtimit me ndihmën e të dhënave kombëtare të mbledhura përmes regjistrit suedez për miasteni gravis dhe regjistrave kombëtarë të shëndetit", përfundojnë autorët.

 

JAMA Neurology 2022. Doi: 10.1001/jamaneurol.2022.2887
http://doi.org/10.1001/jamaneurol.2022.2887


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC