Farmaci

kor122022

Alzheimeri. Efektet e dobishme të barnave noradrenergjike

Barnat noradrenergjike, që përshkruhen për fëmijët me çrregullim të deficitit të vëmendjes /hiperaktivitet, mund të trajtojnë gjithashtu Alzheimerin duke përmirësuar gjendjen konjitive dhe funksionin e trurit, sipas përfundimeve të një studimi të botuar në Journal of Neurology Neurosurgery & Psychiatry, me autor kryesor Michael David (Universitetit i Surreyt, Britani).

"Roli i sistemit noradrenergjik në vëmendjen, kujtesën dhe funksionet ekzekutive e bën humbjen e neuroneve të specializuara të locus coeruleus me rëndësi të madhe në demencën nga Alzheimeri", shpjegon Davidi, duke kujtuar se klasa e barnave noradrenergjike përfshin barna që synojnë të rivendosin aktivitetin e rrjetit noradrenergjik përgjegjës për modulimin e proceseve njohëse duke përfshirë vëmendjen, të mësuarit dhe kujtesën, si dhe eliminimin e sjelljeve të papërshtatshme dhe përmirësimin e "apatisë".

"Ne kemi kryer një rishikim sistematik me metaanalizë mbi barnat me veprim kryesisht noradrenergjik në sëmundjen e Alzheimerit. Ne e kuptojmë se përbërjet e përfshira në studim nuk janë thjesht noradrenergjike në veprimin e tyre, por në dozat e përdorura ka të ngjarë që ky të jetë mekanizmi kryesor", shpjegojnë studiuesit, të cilët zgjodhën 19 studime për një numër të përgjithshëm prej 1811 pacientësh, kryesisht ndërmjet 65-80 vjeç.

Dhe metaanaliza e 10 studimeve më të rëndësishme (me 1300 pacientë) tregoi një përmirësim të vogël, por domethënës në statusin e përgjithshëm konjitiv, siç matet nga Mini-Mental State Examination ose Alzheimer's Disease Assessment Scale—Cognitive Subscale, duke përfshirë kujtesën, rrjedhshmërinë verbale dhe gjuhën.
Por jo vetëm kaq: vlerësimi i apatisë, i cili përfshinte tetë studime me 425 pacientë, zbuloi një efekt të madh pozitiv të barnave noradrenergjike që i bënë pacientët më pak apatikë dhe më të motivuar, i cili mbeti i pranishëm edhe pas heqjes së vlerave jonormale për shkak të heterogjenitetit ndërmjet studimeve.

"Te pacientët me Alzheimer, barnat që synojnë sistemin noradrenergjik mund të përmirësojnë statusin konjitiv dhe apatinë, ndërkohë që nuk duket se ndikojnë te vëmendja. Bazuar në këto rezultate, nevojiten studime të reja klinike për të hetuar rolin e agjentëve noradrenergjikë në sëmundjen e Alzheimerit dhe sëmundje të tjera neurodegjenerative", përfundon Davidi.

 

Journal of Neurology Neurosurgery & Psychiatry
doi: http://dx.doi.org/10.1136/jnnp-2022-329136


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC