Farmaci

kor92019

Galenikë: Spraj me permetrinë për të larguar insektet

Permetrina përmban veti insekticide të lidhura me bllokimin e kanaleve të natriumit pas veprimit në qelizat e ngacmueshme të indeve nervore dhe muskulare. Në praktikë, rrjedha e joneve të natriumit drejt brendësisë së qelizës vazhdon. Ky është shkaku i shkarkimeve të përsëritura të qelizave të ngacmueshme: qëndrueshmëria e një depolarizimi të tillë pengon përhapjen e veprimeve të tjera potenciale, duke shkaktuar në fund paralizën nervore.


Kundër mushkonjave dhe parazitëve

Duke qenë efikas kundër morrave dhe zgjebes, bari përdoret gjithashtu për të luftuar mushkonjat. Në veçanti, në vendet tropikale, përveçse në lëkurë, ai përdoret për të lyer shtratin dhe tendat. Në këto raste flasim për "profilaksinë pasive", e cila ndihmon në uljen e rrezikut të infeksioneve nga pickimi i mushkonjave. Veprimi është vërtet pasiv, por ka rëndësi vendimtare, sidomos sepse është vënë re qëndrueshmëri e përdorimit në repelentët topikë.

Ndër metodat e ndryshme të aplikimit, Boulware ka studiuar aplikimin e një llaku 0.4% të holluar, që është aplikuar në sipërfaqen e jashtme të çadrave të një kampingu. Duke aplikuar këtë regjim në 1614 njerëz, është vënë re një reduktim prej 36% i pickimit të mushkonjave, me një efikasitet më të lartë se larguesi i insekteve (20%).
Studimi në fjalë u krye në një zonë ku patologjitë e mushkonjave nuk janë endemike: SHBA.

Çfarë ndodh kur shkojmë në shtetet e Afrikës sub-sahariane? Edhe në këtë rast, rëndësi thelbësore ka vazhdimësia e trajtimit. Në këto zona, gjithsesi, shtretërit mbulohen me rrjeta të lyera me permetrinë, por mund të jetë i nevojshëm edhe përdorimi i rrobave të ngjyera në të njëjtin produkt.
Kohëzgjatja e efektit varet nga faktorë të tillë, si: frekuenca e larjes dhe ekspozimi ndaj rrezeve të diellit.

Besohet se një produkt i lyer siç duhet me permetrinë, mund ta ruajë efikasitetin për disa javë dhe pas dy herësh që është larë në lavatriçe. Si mund të formulohet ky mjet efektiv dhe i lirë për të mbrojtur shëndetin publik?

 

Shembull formulues i një spraji me permetrinë:

 

Materialet:

Provëz, shufër qelqi, peshore
Permetrinë 0,5%
Vaj esencial citronele 0,01%
Alkool 70°C sa të nevojitet, deri në 100ml

Tretni në një provëz me alkol permetrinën dhe vajin esencial. Ruajeni në një enë me spraj, për lehtësi përdorimi.
Përgatitja, kërkon recetë të përsëritshme, me kohëzgjatje 6 muaj.
Rekomandohet përdorimi i vajit esencial të citronelës (ose një tjetri) që t'i japë mundësi pacientit të identifikojë me lehtësi rrobat dhe zonat që do të trajtohen, për të siguruar shpërndarje uniforme të produktit.

Udhëzime përdorimi: Bëni kujdes me macet!

Ndonëse është në kontakt me lëkurën, janë të parëndësishme plazma dhe normat urinare, llogaritet që sasia e absorbuar është më pak se 2% e asaj që aplikohet. Edhe pas aplikimeve të përsëritura (një herë në javë për 8 javë), nuk ka akumulim të plazmës. Në të vërtetë, permetrina është e padëmshme për gjitarët (përjashtuar macet), të cilët posedojnë një enzimë të aftë për ta degraduar atë me shpejtësi dhe për ta bërë joaktive.


Luca Guizzon, ekspert në fitoterapi

Wilderness Environ Med. 2005 Spring;16(1):9-15.
Am J Trop Med Hyg. 2003 Apr;68(4 Suppl):137-41.
J Environ Health. 2017 Apr;79(8):8-15.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC