Farmaci

dhj72018

Studimi për dismenorrenë. Kur farmacisti është më i rëndësishëm se mjeku...

Dhimbjet që lidhen me ciklin menstrual (dismenorrea), janë ato që kanë impaktin më të madh në cilësinë e jetës së grave dhe zakonisht, për t'i përballuar, ato i drejtohen kryesisht mjekut, por për një trajtim të linjës së dytë, preferojnë farmacistin (40% kundrejt 20%). Të dhënat e përhapura nga SIFAC (Shoqata Italiane e Farmacisë Klinike) janë grumbulluar nga një kërkim i fundit në një kampion prej 290 grash, që është realizuar nga një ekip multidisiplinor i përbërë nga kërkues të Universitetit të Milanos, Firences dhe Sienës, nga Spitali Careggi në Firence dhe është koordinuar nga SIFAC-u, nga ku del se dhimbja e rëndë për dismenorrenë është raportuar nga 58% e pacienteve që vuajnë prej saj për rreth 4 ditë në 3 muaj. 45% e grave kanë deklaruar se kanë humbur pothuajse 2 ditë pune për shkak të problematikës në 3 muajt para intervistës.

Studimi, thekson SIFAC-u, "nxjerr një të dhënë interesante rreth figurës së profesionistit shëndetësor të cilit i drejtohen pacientet për zgjidhjen e simptomave. Për kërkimin e parë të një trajtimi terapeutik, pjesa më e madhe e pacienteve i referohen mjekut (40%) ose preferojnë një zgjedhje vetë-mjekimi (37%) dhe vetëm 23% kërkojnë këshillën e farmacistit.

Në rastin e kërkimit të një trajtimi të linjës së dytë, përqindja e grave që preferojnë një zgjedhje për vetë-mjekim mbetet e pandryshueshme (39%), ndërsa ajo ndërmjet mjekut dhe farmacistit rezulton e përmbysur: mjekët pyeten nga 20% e grave, ndërsa 40% e tyre pyesin farmacistët. Një rezultat i tillë thekson se roli i farmacistit është i rëndësishëm në këshillimin terapeutik të pacienteve të prekura nga dismenorrea, veçanërisht tek ato që kanë më shumë vështirësi në menaxhimin e problematikës".

Studimi konfirmon "një impakt të rëndësishëm të dhimbjes pelvike të rëndë mbi cilësinë e jetës dhe mbi produktivitetin në punë të grave italiane", por, thekson SIFAC-u, bëhet fjalë për një studim të publikuar në një revistë mjekësore ndërkombëtare të indeksuar, "Journal of Endometriosis and Pelvic Pain Disorders", që ka të bëjë me dhimbjen gjinekologjike, të kryer brenda farmacive të komunitetit italian".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC