Farmaci

kor192018

Dalin në pah rezultatet e pritshme kardiovaskulare të alirocumabit

Rreth një vit pas paraqitjes së rezultateve të studimit FURIER (në të cilin, trajtimi me evolocumab shfaqte një reduktim të dukshëm të eventeve kardiovaskulare), Philippe Steg (Universiteti Paris-Diderot), ka prezantuar në kongresin e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, rezultatet e pritshme të studimit ODYSSEY OUTCOMES.

"Në të, janë marrë në studim 18924 pacientë (me moshë mesatare 58 vjeç, 25% femra) të prekur nga sindroma koronarike akute (SCA) e kohëve të fundit (që ka ndodhur 1-12 muaj para nisjes së studimit), që janë tashmë në terapi me statina të intensitetit të lartë, në dozën maksimale të toleruar, me përzgjedhje rastësore me placebo e alirocumab (frenuesi tjetër i PCSK-9, i disponueshëm aktualisht për përdorim klinik), me masë 75 e 150 mg çdo dy javë, për të ruajtur kolesterolin-LDL (LDL-C) në vlerat mes 25 e 50 mg/dL, por >15 mg/dL", thotë Francesco Tassone.

Pas një ndjekjeje prej 48 muajsh, vazhdon Tassone, te pacientët e trajtuar me alirocumab, është vënë re një reduktim prej rreth 63% i LDL-C në 4 muaj (37.6 mg/dL përkundër 93.3 mg/dL) dhe prej 55% thuajse në 48 muaj (53.3 përkundër 101.4 mg/dL), me një reduktim të dukshëm të efekteve të padëshiruara kardiake madhore (MACE, rezultati i parë i studimit): 9.5% përkundër 11.1%, raporti i rrezikut (HR) 0.85 (interval i konfidencës në 95% 0.78-0.93, p = 0.0003). Përsa iu përket përbërësve të vetëm të MACE-s, janë vënë re reduktimet e mëposhtme:

1) vdekje koronarike: 2.2% përkundër 2.3% (p = 0.38);
2) infarkt i miokardit: 6.6% përkundër 7.6% (p = 0.006);
3) iktus ishemik: 1.2% përkundër 1.6% (p = 0.01);
4) angina e paqëndrueshme: 0.4% përkundër 0.6% (p = 0.02).

Mes rezultateve dytësore duhet nënvizuar reduktimi domethënës i vdekshmërisë për të gjitha shkaqet: 3.5% përkundër 4.1% (p = 0.026). Në një analizë të paraspecifikuar të nëngrupeve, pacientët me LDL-C ≥ 100 mg/dL në bazë, dukej se kishin patur përfitimet më të mëdha në kuptimin e reduktimit të rezultateve CV.

"Duke komentuar rezultatet e këtij studimi të rëndësishëm, i cili ka të ngjarë të përfshihet në udhëzimet e ardhshme lipidologjike", vëren Tassone, "duhet të specifikohet se pothuajse 90% e këtyre pacientëve ishin tashmë në terapi me një statinë me "intensitet të lartë" (atorvastatine ose rosuvastatine). Për më tepër, objektivi i LDL-së në këtë studim ishte 25-50 mg / dL dhe doza e alirocumabit ishte titruar për të ruajtur LDL-C> 15 mg / dL."

Një tjetër pikë për t'u marrë parasysh është se "ky studim ndryshon nga FOURIER-i në tipologjinë e pacientëve të regjistruar, pra: "post-SCA" përkundër "sëmundje arteriosklerotike, e njohur si e paqëndrueshme".
Dallimet në vdekshmëri, të zbuluara në këtë studim, nuk janë vërejtur në FOURIER, ndoshta për shkak të popullsisë së ndryshme (pacientët me rrezik shumë të lartë të regjistruar në ODYSSEY), edhe pse reduktimet e LDL-së duken cilësisht të ngjashme".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC