Farmaci

qer82018

Lidhet marrëveshja Merck-NMS, për kërkimin e agjentëve të rinj antitumoralë

Sapo është lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me Merck-un, në bazë të së cilës të dyja shoqëritë do të bashkëpunojnë për kërkimin dhe zhvillimin e agjentëve të rinj antitumoralë. Këtë e ka bërë të ditur në një shënim Nerviano Medical Sciences, duke nënvizuar se ka lidhur me Merck-un, të drejtën ekskluzive për të zhvilluar aktivitete të kërkimit dhe zhvillimit, prodhimit dhe tregtimit të frenuesve të rinj të molekulave të synuara, në fushën e riparimit të dëmeve të ADN-së. Fillimisht, bashkëpunimi mes Nerviano Medical Sciences dhe Merck-ut, vazhdon shënimi, do të përqendrohet në një target specifik dhe dy kompanitë do të zhvillojnë punë kërkimore në një bashkëpunim të ngushtë. Më tej, Merck-u do të zhvillojë, prodhojë dhe tregtojë përbërjet e përzgjedhura.
Termat e këtij bashkëpunimi shumëpalësh përfshijnë një pagesë për të drejtat dhe licencat që Nerviano Medical Sciences ia ka dhënë Merck-ut, si dhe një financim të pjesshëm të kostove të Nerviano Medical Sciences për zhvillimin e programit të kërkimit. Gjithashtu, Merck-u do t'i njohë Nerviano Medical Sciences edhe gurin themeltar në funksion të përparimeve dhe të sukseseve të aktiviteteve të kërkimit, zhvillimit dhe tregtimit, si dhe komisionet mbi shitjet botërore të produkteve.

"Jemi shumë entuziastë në lidhje me perspektivën për të bashkëpunuar me Merck-un dhe kjo marrëveshje shënon një tjetër vijë finishi në strategjinë tonë të partneritetit me lojtarët kryesorë të sektorit", ka deklaruar Andrea Agazzi, president i NMS Group. "Duke punuar së bashku dhe falë kapaciteteve tona për të bërë një kërkim të njohur në nivel botëror, mund të jemi në gjendje të zhvillojmë produkte novatore dhe me vlerë për tregun".

"Mekanizmat e riparimit të dëmeve të ADN-së janë shpesh defektoze në rastet e tumoreve, pra, janë ndër pikat më të rëndësishme për t'u shfrytëzuar në luftën kundër kësaj sëmundjeje", ka shtuar Arturo Galvani (shef i kërkimit në Nerviano Medical Sciences). "Unë besoj se ky partneritet është konfiguruar në mënyrë ideale për të ofruar terapi të reja dhe efektive për trajtimin e pacientëve me kancer, pasi kombinon përvojën e gjerë të Nervianos në kërkim e zhvillim të barnave novatore dhe ekspertizën shkencore të Merck-ut, lider botëror në fushën Healthcare".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC