Farmaci

mar282018

Qetësuesi efikas për delirin, te pacientët me rrezik të lartë

Qetësuesi dexmedetomidine, me emrin tregtar Dexdor, që merret me doza të ulëta natën, mund të parandalojë delirin në rastet e pacientëve kritikë. Dexdori shkakton një qetësim relativisht sipërfaqësor gjatë të cilit, pacienti vazhdon të jetë në gjendje t'u përgjigjet stimujve zanorë, gjë që përkon me vlerën 0-3 në Shkallën Richmond: qetësim-shqetësim (RASS).

"Deliri te pacientët kritikë zgjat qëndrimin në spital dhe shton vdekshmërinë", shkruajnë autorët, duke saktësuar se ndonëse dexmedetomidina ka qenë e lidhur në të shkuarën me një reduktim të normave të përhapjes së delirit, krahasuar me qetësuesit e tjerë, nuk ishte e qartë nëse ajo mund të parandalonte efektivisht episodet delirante. Në studim kanë marrë pjesë 100 të shtruar në terapi intensive në dy spitale, një kanadez në Kebek dhe tjetri, një spital amerikano-verior në Boston, që të gjithë pa delir, në momentet e shtrimit.

Gjysma e pacientëve është përzgjedhur në mënyrë rastësore për të marrë dexmedetomidine në rrugë venoze, ndërsa gjysmës tjetër i është dhënë placebo, sipas një protokolli double blind: as pacientët dhe as operatorët shëndetësorë të repartit nuk e dinin në cilën anë të studimit ishin pacientët.

Rezultatet e arritura flasin vetë. Me aq sa është vënë re, krahasuar me grupin e trajtuar me placebo, në subjektet e trajtuara me dexmedetomidine, frekuenca e delirit gjatë shtrimit në terapi intensive ka qenë më e vogël: 80% përkundër 54%.

Por, jo vetëm kaq: koha e shtrimit në spital ka qenë më e shkurtër (8 me 6) dhe dhimbjet e pakontrollueshme më të rralla (66% me 44%). Duke u bazuar në të dhënat e mëparshme, autorët prisnin gjithashtu që dexmedetomidina të përmirësonte edhe cilësinë e gjumit, por nuk ka ndodhur. Nga rezultatet nuk ka dalë në pah asnjë dallim në cilësinë e gjumit mes dy grupeve, as në shtrimin spitalor në përgjithësi dhe as në vdekshmërinë gjatë terapisë intensive. "Ky studim tregon efikasitetin e dexmedetomidines te pacientët me rrezik të lartë për delir", përfundon Yoanna Skrobik-u (Qendra Shëndetësore Universitare McGill, në Kanada).

 

Am J Respir Crit Care Med. 2018 Mar 2. doi: 10.1164/rccm.201710-1995OC https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29498534


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC