Farmaci

shk282018

Aprovohet në Europë vaksina kuadrivalente kundër gripit, për përdorim te fëmijët gjashtë muajsh

Vaksina antigrip kuadrivalente Vaxigrip Tetra, e tregtuar nga Sanofi Pasteur, ka marrë miratimin në Evropë që të përdoret te fëmijët nga mosha gjashtë muajsh, sipas një njoftimi për shtyp të kompanisë. "Ne jemi shumë të lumtur që kemi marrë aprovimin për këtë zgjerim të përdorimit për Vaxigrip Tetra-n që na jep mundësi ta shtrijmë mbrojtjen e vaksinës antigrip kuadrivalente, edhe te të porsalindurit dhe te parashkollorët. Kjo do të thotë t'u ofrosh të gjithëve, nga gjashtë muaj e lart, një mbrojtje më të gjerë, krahasuar me vaksinat trivalente, jo vetëm kundër gripit, por edhe kundër komplikacioneve praktikisht të rrezikshme", konfirmon Bogdana Coudsy, Shef Mjekësor në Sanofi Pasteur Europa.

Vaxigrip Tetra është një vaksinë antigrip me spektër të gjerë që përfshin katër shtame, dy të llojit A (A/H1N1 e A/H3N2) dhe dy të llojit B (B/Victoria e B/Yamagata). Në pjesën më të madhe të vaksinave antigrip (trivalente), përgjithësisht përfshihet një shtam B, por gjatë sezoneve të shumta gripale, dy shtamet B kanë qarkulluar nëpër botë në mënyra të ndryshme dhe për Organizaten Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka qenë e vështirë të rekomandojë se cili tip duhej përfshirë në vaksinë stinore. Duke marrë parasysh shëndetin publik, përdorimi i vaksinave antigrip katërvalente mund të ndihmojë në reduktimin e më shumë se 1,6 milionë rasteve të rëndimit të sëmundjes, me 37.300 shtrime në spital dhe 14.800 vdekjeve të lidhura me gripin në Bashkimin Europian në një periudhë dhjetë vjeçare.

Baza për zgjerimin e indikacionit ka qenë një eksperimentim klinik te fëmijët me moshë 6-35 muajsh, që ka treguar efikasitetin e Vaxigrip Tetra-s në mbrojtjen e fëmijëve nga gripi i shkaktuar nga katër shtamet gripale të përfshira në vaksinë. Fëmijët janë përgjithësisht subjekte të një rëndimi të sëmundjes së lidhur me gripin shumë të rëndë, duke treguar norma të larta infeksioni, vizitash mjekësore, shtrimesh në spital dhe vdekshmërie, krahasuar me popullsinë e moshuar; veç kësaj, fëmijët dyvjeçarë mund të shfaqin edhe forma shumë të rënda të gripit.

 

Sanofi - Comunicato Stampa
http://www.sanofi.it/l/it/it/index.jsp


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC