Farmaci

sht132017

Infeksionet e traktit urinar, FDA aprovon një bar të ri

Për trajtimin e infeksioneve të komplikuara të rrugëve urinare si p.sh. pielonefritin dhe patologjive të shpeshta të shkaktuara nga Escherichia coli, Klebsiella pneumoniae ose Enterobacter cloacae me dëme të përhershme renale, FDA në Shtetet e Bashkuara ka aprovuar së fundmi një përbërje që kombinon dy barna për administrim endovenoz. "Meropenem-vaborabaktam, tregtuar si Vabomere nga kompania farmaceutike amerikane The Medicines Company të Parsippany, është një kombinim në doza fikse i një karbapenemi të njohur, meropenem me një inhibitor të ri të beta-latamazës, vaborabaktam", shpjegon Edward Cox, drejtor i Zyrës së produkteve antimikrobike në FDA. Baktere të ndryshme gram-negative si Klebsiella, E.coli, Enterobacter dhe të tjera prodhojnë beta-laktamaza, ndër të cilat karbapenemaza e sintetizuar nga Klebsiella pneumoniae. Këto enzima çaktivizojnë antibiotikët beta-laktamike si karbapenemi, duke shkaktuar rezistencë. Për këtë arsye është prodhuar Vabomere, siguria dhe efikasiteti janë vlerësuar në një studim klinik në të cilin kanë marrë pjesë 545 të rritur me infeksione të komplikuara të rrugëve urinare, pielonefriti tableta. Në përfundim të trajtimit u zbulua se rreth 98% e pacientëve të trajtuar me barin e ri ishte shëruar ose përmirësuar në krahasim me 94% të personave që ishin në trajtim me piperacilin/tazobaktam, i përdorur nga kërkuesit si antibiotik krahasues. Por jo vetëm: në një distancë prej 7 ditësh nga përfundimi i kurës, rreth 80% e individëve që kishin marrë Vabomere në krahasim me 73% të grupit të kontrollit në terapi me piperacilin/tazobaktam kishin një kulturë urinare negative në mungesë të simptomave. "Mes angazhimeve të FDA-së është ai që të bëjë të disponueshme barna të reja antibakteriale, të sigurta dhe efikase. Kombinimi i sapo aprovuar përfaqëson një opsion të çmuar në trajtimin e pacientëve me infeksione të rënda të rrugëve urinare", shprehet Cox.

 


Fda - Press Announcements https://www.fda.gov/NewsEvents/Newsroom/PressAnnouncements/ucm573955.htm


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC