Farmaci

shk212017

Barnat kundër hepatitit C, AIFA: Ulni çmimet ose i prodhojmë vetë

"Nëse nuk pranojnë të ulin çmimet, mund të arrijmë deri aty sa t'i kërkojmë qeverisë si masë ekstreme aplikimin e marrëveshjes ndërkombëtare Trips 2006, që në rast emergjencash të shëndetit publik, lejon dhënien e licencës së detyrueshme", shprehet drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Italiane të Barnave (AIFA), Mario Melazzini. Paralajmërimi i tij i drejtohet kompanisë prodhuese Gilead Sciences, e cila nuk ka marrë ende një vendim për uljen e çmimeve të barnave kundër hepatit C.

Javën e ardhshme nisin traktativat për rinegocimin e çmimeve të barnave anti-hepatit, por duke iu referuar artikujve të shtypit italian, multinacionalja prodhuese e Sovaldit dhe Harvonit (barna të cilat kurojnë të katër shtamet e hepatitit C), vazhdon të "gjuajë lart". Flitet për një çmim prej 13 mijë eurosh, ndërkohë që AIFA nuk ofron më shumë se 4 mijë. Nga këtu "kërcënimi" i lëshuar nga AIFA për të prodhuar tableta anti-hepatit pa u shqetësuar për patentën. "Si alternativë, - shprehet Melazzini, - mund të ndjekim shembullin e Francës duke iu këshilluar qendrave të specializuara që të asistojnë të sëmurët me hepatit me barna të tjera të cilat kanë efikasitet të njëjtë, ndonëse nuk luftojnë të gjitha shtamet e virusit, por vetëm më të përhapurit, I dhe Iv". Një zgjedhje e tillë do të ndikonte shumë negativisht në të ardhurat e Gilead.

"Iu kërkojmë kompanive një çmim etik sepse duam të shtrijmë edhe te pacientët që janë më pak rëndë të drejtën për shërim, në të kundërt virusi do të vazhdojë të infektojë njerëz të tjerë. Dhe të mos harrojmë se Italia është një ndër vendet me praninë më të madhe të Hcv", shton Melazzini. Sfida është lançuar, tani pritet përgjigja e kompanisë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC