Farmaci

dhj292016

Antidepresivët: përgjigja ndaj placebos e qëndrueshme prej më se një çerek shekulli

Një revizionim sistematik i publikuar në "The Lancet Psichiatry" konfirmon se nuk ka një rritje të normës së përgjigjes ndaj placebos në studimet mbi barnat antidepresive. Autorët e artikullit, të koordinuar nga Andrea Cipriani profesor në departamentin e Psikiatrisë në Universitetin Oxford të Mbretërisë së Bashkuar kanë zbuluar se përgjigja ndaj placebos është e qëndrueshme prej më se 25 vitesh, me norma mes 35 - 40%.
 "Studimet e zhvilluara në të kaluarën që sugjeronin një përgjigje në rritje progresive ndaj placebos që nga viti 1970 bazoheshin në të dhëna të limituara ose përdornin metoda statistikore të papërshtatshme", thonë autorët të cilët kanë seleksionuar nga literatura aktuale 252 triale të zhvilluar mbi antidepresivët e gjeneratës së parë dhe të dytë mes viteve 1978 - 2015, me një total prej më shumë se 26 mijë pacientësh të trajtuar me placebo. "Nga viti 1990 norma mesatare e përgjigjes ndaj placebos ka mbetur konstante", nënvizojnë kërkuesit, duke shpjeguar se këto rezultate duhet të përmirësojnë interpretimin e literaturës shkencore dhe të ardhmen e psiko-farmakologjisë nga një këndvështrim si klinik edhe metodologjik.
 "Nga këndvështrimi klinik një normë përgjigjeje ndaj placebos prej 35-40% vazhdon të përfaqësojë pa dyshim një përqindje të lartë pacientësh dhe ve në dukje nevojën për të integruar strategjitë jo-farmakologjike në mënyrë që të rritet përgjigja antidepresive", theksojnë autorët duke saktësuar se pritshmëria për përmirësim dhe kontakti me një ambient shëndetësor me funksion mbështetës kontribuojnë në përgjigjen pozitive të vëzhguar te pacientët depresivë të rastit që të marrin placebo.
Në një editorial shoqërues Paul Enck nga spitali universitar në Tubingen të Gjermanisë, komenton: "Debati mbi rritjen e përgjigjes ndaj placebos në studimet mbi antidepresivët mund të mbyllet përfundimisht me të dhënat e qarta të këtij rishikimi sistemik".

 


Lancet Psychiatry. 2016. doi: 10.1016/S2215-0366(16)30307-8https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27726982

Lancet Psychiatry. 2016. doi: 10.1016/S2215-0366(16)30308-Xhttps://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27726983


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC