Farmaci

qer162016

BPKO, spray më i ri me veprim më të shpejtë

tags: BPKO

Lehtësi më të madhe përdorimi dhe shpejtësi në fillimin e aksionit terapeutik, janë këto arsyet thelbësore që e bëjnë kombinimin me dozë fikse të dipropionat beklometazon dhe formoterol fumarate në formulimin spray ekstrafin, një terapi veçanërisht avantazhuese për pacientët e prekur nga bronkopneumonia kronike obstruktive (BPKO).

Formulimi, spry i parë extrafin në doza fikse të Ics/Laba, i prezantuar në konferencën për shtyp në Milano dhe i prodhuar nga kompania "Chiesi farmaceutici" është nga muaji prill në tregun italian. 
Te pacientët me BPKO të rëndë kombinimi i dy barnave redukton me 28% incidencën e episodeve akute që janë motiv për shtrime në spital dhe në disa raste edhe për vdekje.

Ai ka treguar se përmirëson dispnean, tolerancën ndaj sforcove fizike dhe redukton obstruksionet e rrugëve periferike të frymëmarrjes. Formulimi ekstrafin lejon gjithashtu të përdoret një dozë kortikosteroidesh më e ulët në krahasim me kombinimet e tjera në dispozicion. 
"Bëhet fjalë për një risi të rëndësishme terapeutike, të sigurt dhe efikase për pacientët me BPKO me risk më të lartë përsëritje që pavarësisht një terapie të rregullt me bronkodilatatorë me kohë të gjatë veprimi, shfaqin ende simptoma të rëndësishme", nënvizon Alberto Papi nga Universiteti i Ferrarës.

"Veçantia e këtij kombinimi  Ics/ Laba spray që parashikon dy inhalime dy herë në ditë, është e mbyllur pikërisht në formulimin e tij ekstrafin: Falë një inhalatori novator, dy principet aktive nxirren në grimca të vogla, në krahasim me ato të kombinimeve të tjera të indikuara për BPKO-në. Kjo garanton një shpërndarje homogjene dhe një depozitim të madh në të gjithë pemën bronkiale, duke përfshirë rrugët e vogla të frymëmarrjes, zakonisht më të vështirat për t'u arritur dhe i lejon dy principeve aktive  që të punojnë në sinergji mbi simptomat e inflamacionit, me të gjitha përfitimet e mundshme për pacientin, - shton Papi. - Medikamenti i ri i lehtë për t'u përdorur favorizon  pjesëmarrjen në terapi, e cila në BPKO ka tendencën të mos jetë e lartë (me më pak se 30%)". Përdorimi jo korrekt i inhalatorit duket se është një nga gabimet më të zakonshme për 3 në 10 pacientë me BPKO.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC