Farmaci

maj172016

Falsifikim rekord i barnave 'lifestyle' dhe atyre jetëshpëtuese

Rekord i ri për tregun e barnave të falsifikuara në Britaninë e Madhe, ku sekuestrimi i pilulave të paligjshme  për disfunksionet erektile tejkaloi vitin e kaluar vlerën e 11 milionë sterlinave (14 milionë euro), por ato që ngjallin shqetësim më të madh janë barnat jetëshpëtuese, një konfeksion i të cilave mund të kushtojë deri në 200 mijë euro. Të dhënat raportohen nga publikime të ndryshme ndërkombëtare dhe siç komenton Gabriele Baratto, hetues i "eCrime" grupi kërkimi mbi eCriminology (kriminalitetin kibernetik) "janë vetëm disa nga të dhënat që dëshmojnë zgjerimin e vazhdueshëm të një tregu ekstremisht të rrezikshëm për shëndetin publik". Baratto shpjegon se si mes konsumatorëve po konsolidohet një tendencë për t'iu drejtuar kanaleve jo-zyrtare për barnat dhe produktet për përmirësimin e mirëqenies personale: Pjesa më e madhe e blerjeve të kryera nëpërmjet rrugëve jo-ligjore i takon barnave të ashtuquajtura "lifestyle" që përveç çrregullimeve të sferës seksuale premtojnë se luftojnë rënien e flokëve dhe obezitetin. Por ekziston edhe një kapitull i rëndësishëm për psiko-barnat dhe së fundi po zhvillohet edhe tregu i paligjshëm i barnave jetëshpëtuese.

Ky segment i fundit i tregut të paligjshëm, shpjegojnë ekspertët, vjen nga hedhja në treg e barnave më të fundit novatore si ato të përdorura në kontekstin onkologjik ose ato kundër hepatit C, aksesi ndaj të cilave rregullohet nga shërbimet shëndetësore publike, ndërsa jashtë mbulimit të tyre ato kanë kosto shumë të larta.

"Krimi përfiton nga të gjitha mundësitë që krijohen në shoqëri, në rastin e barnave jetëshpëtuese ekziston shqetësimi tjetër për mungesën e kontrollit të cilësisë së produkteve që përdoren nga persona të sëmurë rëndë. Pak javë më parë, për shembull, kontrolluam faqet në internet që propozojnë  Sofosbuvir për hepatitin C dhe gjetëm shumë të tilla që ofronin 84 tableta për më pak se 2.000 dollarë, ndërsa bari i rregullt ka një kosto prej 80 mijë dollarësh. Natyrisht ato të shitura në tregun e zi nuk përmbajnë princip aktiv dhe në rastin më të mirë nuk kanë asnjë efekt", shton Baratto.

Mes shqetësimeve për shëndetin, prodhuesit italianë të principeve aktive denoncojnë faktin se këto produkte mund të jenë të kontaminuara (në 8.5% të rasteve), të mos e përmbajnë barin e supozuar (në 32% të rasteve), të përmbajnë një tjetër princip aktiv (në 20% të rasteve) ose në sasi jo të përshtatshme (20% të rasteve). 

Në një intervistë Gian Mario Baccalini, president i "Aschinfarma"-s, shoqatës së prodhuesve të principeve aktive në Itali, deklaron se "në Bashkimin Evropian 70% e produkteve përmban principe aktive të prodhuara në Kinë ose në Indi, ku kontrollet e pajisjeve nuk kryhen nga autoritetet amerikane apo evropiane, - dhe shton - Nuk e teprojmë nëse themi se mbi 10% e produkteve në qarkullim përbëhet nga substanca që nuk janë konform rregullave të prodhimit të mirë evropian". 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC