Shëndetësi

gus242015

Rritet alarmi në Evropë për falsifikimin e barnave

Ndër shënjestrat më të reja të krimit farmaceutik janë barnat me kosto te lartë, objekt falsifikimi dhe grabitjesh. AIFA në faqen e saj online zbulon se si autoriteti rregullator i Republikës Çeke ka lëshuar më 3 gusht alarmin për falsifikimin e Exjade, produkt i përdorur në terapinë kundër talasemisë. Në blisterat e zbuluara nga kontrollet e ushtruara nga kompania që po merrej me importimin e produktit drejt kanalit të tregut paralel gjerman, lotet ishin absolutisht ligjore, por data e prodhimit dhe e skadencës e manipuluar. Për më tepër ishin të kontaminuara me material jo farmaceutik e që nuk korrespondonte me përbërjen origjinale të produktit. Ky alarm është i fundit i një serie të publikuar gjatë muajve të fundit nga autoritetet evropiane, ngjarje të lidhura me falsifikimin e produkteve spitalore me kosto të lartë ose barna të tjera që deri pak vite më parë nuk ishin objekt falsifikimi të tilla si: Herceptin, Humira, Viread apo Botox. Bashkëpunimi në nivel evropian në "rastin Herceptin" çoi në zhvillimin e strategjive të reja të verifikimit nga ana e operatorëve të tregut dhe administratave duke bllokuar në një kohë të shpejtë ato infiltrime që në të kaluarën ishin bërë në tregun evropian. Forcimi i kontrolleve që kanë gjeneruar këto alarme ka sjellë rezultate pozitive si çrrënjosjen e grabitjeve spitalore. Por sigurisht që nuk ka eliminuar trafikun e paligjshëm të barnave: grupet kriminale që menaxhojnë këto flukse po zbatojnë strategji të ndryshme shpërndarjeje për produktet e tyre tejet të rrezikshme.
 AIFA merr më pas në konsideratë "kërcënimin" e Internetit duke nënvizuar sesi gjatë muajve të fundit janë shumëfishuar ofertat për këto lloj produktesh edhe në sitet e paligjshme të internetit. Strukturat e tij janë kthyer në një burim risku, jo vetëm për falsifikimet e zakonshme si ato të sferës seksuale, të shpërndara nëpërmjet e-pharmacies, por edhe për produkte që shpëtojnë jetë apo për përdorim kritik, të cilat ofrohen në mënyrë joligjore ndaj pacientëve apo strukturave shëndetësore apo pjesërisht tregtare si qendrat estetike që nuk identifikojnë dot falsifikimet.
E-pharmaci-të "pirate" i shesin këto barna me pretendimin e rremë se ofrojnë barna "aziatike" të cilat janë marrë nga tregu i vendeve në zhvillim ku shiten në mënyrë ligjore. Por, produktet që ofrohen janë shpesh kopje inefikase apo toksike dhe kriminelët pa skrupuj ua ofrojnë strukturave spitalore, madje edhe pacientëve në nevojë ekonomike, siç ndodhi në Pakistan në vitin 2012 në një tragjedi humanitare me përmasa katastrofike. Barnat e ofruara ilegalisht nga kanale të kontrolluara, si farmacitë online apo struktura të tjera të pakontrolluara nga autoritetet përfaqësojnë një risk të madh për blerësit e pakujdesshëm.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC