Shëndetësi

kor82015

Sekuestrohen 600 mijë prezervativë të falsifikuar në Romë. Një nga destinacionet e tregtimit: Shqipëria

E përditshmja italiane "La Reppublica" raporton se 600 mijë prezervativë të falsifikuar, imitime perfekte të brandeve të kompanive më të njohura në Evropë janë sekuestruar të martën nga policia financiare e Romës në aeroportin "Leonardo da Vinci". Falsifikatorët me qendër prodhimi në Kinë, kanë riprodhuar logot e markave të tilla si Durex dhe Via-Ananas.
Ekzaminimet e laboratorit të kryera nga shtëpitë prodhuese në bashkëpunim me kompaninë rajonale Apra-Lazio, treguan se këto produkte të shoqëruara edhe me fletë ilustruese nuk ishin sterilizuar mirë dhe gjatë prodhimit ishin përdorur procedime kimike me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, e po ashtu nuk kishin të garantuar karakteristikat e sigurisë. 
Bashkë me prezervativët janë konfiskuar edhe 500 mijë tableta të falsifikuara integratorësh, të destinuara për tregun evropian dhe në veri të Afrikës.
Në zinxhirin e falsifikimeve është identifikuar si pikë destinacioni edhe Shqipëria, ku prezervativët e falsifikuar do të ruheshin e më pas do të shiteshin nga faqet e specializuara të internetit.
20 janë personat e arrestuar, pjesa më e madhe kinezë, të denoncuar për import të paligjshëm në territorin italian  të produkteve të vjedhura e të falsifikuara. "Nëse produktet mjekësore dhe integratorët e sekuestruar do të hidheshin në treg do të përbënin një rrezik konstant për shëndetin e konsumatorëve", shkruhet në një komunikatë të policisë financiare të Romës.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC