Farmaci

jan142016

Anti-inflamatorët janë efikasë në infeksionet urinare të pakomplikuara

tags: BARNA, AIJS

Në disa raste është e mundur të trajtohen simptomat dhe rishfaqjet e infeksioneve urinare të pakomplikuara pa iu drejtuar terapisë antibiotike. Në fushën e mjekësisë së përgjithshme, por edhe në kushte të tjera klinike, ky lloj çrregullimi është i zakonshëm dhe haset në rreth 25% të të gjitha përshkrimeve antibiotike. 

Kostot dhe shpenzimet e kurës duhet të vlerësohen mirë sepse shpesh bëhet fjalë për infeksione auto-kufizuese dhe Escherichia Coli, bakteri më i shpeshtë i izoluar si agjent përgjegjës tregon norma rezistence domethënëse për pjesën më të madhe të anti-mikrobikëve. Pavarësisht se në shumë udhëzues sugjerohet si ndërhyrje e parë marrja e një antibiotiku, është kthyer në detyrim ofrimi i strategjive alternative.
Studime të ndryshme cilësore kanë përcaktuar se gratë, kategoria më e prekur, janë në favor të opsioneve alternative duke u ankuar të parat për efekte anësore nga marrja e antibiotikëve. Një grup kërkuesish organizoi një studim të rastësishëm të publikuar në "British Medical Journal", duke regjistruar në periudhën shkurt 2012 - shkurt 2014 një total prej 494 grash me moshë mes 18 - 65 vjeç, me dyshime për infeksione urinare, të cilat i rekrutuan në 42 qendra të kurave primare në Gjermaninë veriore. Kriteret e përfshirjes ishin dizuri, shpeshtësi urinimi me ose pa dhimbje barku dhe në mungesë të shenjave të sëmundjes në traktin e sipërm urinar, kateterizimi dhe komplikime tjera të mundshme.

Gjysma e pjesëmarrëseve u trajtua me një dozë të vetme fosfomicine 3 g dhe gjysma tjetër me ibuprofen (3 x 400 mg) për tri ditë. Të dyja grupet u krahasuan me placebo. Nga analiza doli se në 28 ditët e para, pas fillimit të marrjes së një prej 2 barnave, anti-inflamatori i krahasuar me fosfomicinën, ka reduktuar në mënyrë domethënëse nevojën për një terapi antibiotike.
2/3 e grave që morën ibuprofen u shëruan pa trajtim me antibiotikë. Megjithatë ibuprofeni rezultoi më pak efikas në zbutjen e menjëhershme të simptomave dhe në kundërshtimin e riskut të pielonefritit nga fosfomicina. Për këtë arsye studiuesit dolën në përfundimin se zgjedhja e trajtimit më të përshtatshëm nuk është automatike por duhet ndarë gjithnjë me pacienten.
Përse i intereson farmacistit: Përdorimi i papërshtatshëm i antibiotikëve ka sjellë zhvillim të shpejtë të shtameve bakteriale rezistente. Shmangia e riskut dhe njoftimi i pacientëve për dozat e indikuara dhe kohëzgjatjen e terapisë është detyrë e farmacistit.

 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC