Farmaci

tet232015

Përdorimi afatgjatë i metforminës shoqërohet me një rritje të lehtë në shtat

Një meta-analizë e sapo publikuar në revistën "Jama Pediatrics" sugjeron se përdorimi i metforminës te fëmijët dhe adoleshentët mund të ndikojë në një rritje të lehtë të gjatësisë trupore.
 "Përdorimi off-label i metforminës para moshës 18 vjeç është në rritje, shpesh e indikuar për menaxhimin e sindromës së vezores policistike por edhe për të trajtuar çrregullime si tolerancën e vogël ndaj glukozës, steatozën hepatike jo alkoolike dhe obezitetin", pohon Normand Boule nga Universiteti i Albertës (Kanada), i cili bashkë me kolekët e tij seleksionoi nga literatura shkencore 10 studime që kishin përfshirë 562 fëmijë dhe adoleshentë mes moshës 8 dhe 16 vjeç me qëllim verifikimin e efekteve të anti-diabetikut në rritjen trupore. "Objekt studimi ishin 330 femra me indeks të masës trupore që varionte nga 18.4 në 41", pohon studiuesi, duke saktësuar se pjesëmarrësit kishin përdorur metforminë për një periudhë mes muajit të 3 dhe të 48.
Analiza e rasteve të shqyrtuara duke u fokusuar në dozat e akumuluara të metforminës tregonte një rritje në gjatësinë trupore me rreth një centimetër te subjektet e trajtuar me doza të mëdha për periudha afatgjata në krahasim me bashkëmoshatarët e vendosur në trajtim me doza të ulëta.
Autorët nënvizojnë se një rritje e staturës me rreth 1 cm mund të duket e vogël, por është me siguri e nënvlerësuar, duke parë se shumë studime të analizuara ishin afatshkurtra dhe përfshinin të rinj në të cilët me shumë mundësi faza e rritjes ishte përmbyllur.
"Rezultatet tona sugjerojnë nevojën e studimeve të mëtejshme afatgjata te fëmijët dhe adoleshentët me qëllim konfirmimin e shtimit të mundshëm në gjatësi për shkak të marrjes së zgjatur në kohë të metforminës", përfundojnë studiuesit.


Jama Pediatr. 2015. doi: 10.1001/jamapediatrics.2015.2186
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26414449


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC