Farmaci

tet152015

Glucosamine, në Francë vëzhgime mbi efikasitetin dhe efekte anësore

Produktet që përmbajnë glucosamine, një nga përbërësit esencialë në procesin e biosintezës të kërcit, këshillohen për aktivitetin e tyre mbrojtës dhe përmirësues të metabolizmit të indit kërcor. Ato janë në gjendje që të ngadalësojë progresionin e dëmit artikular në osteoartrozë, forma më e shpeshtë e artritit në popullatën e moshuar. Sëmundja është përgjegjëse për dhimbjen e kockave, kufizimin e lëvizjeve dhe në ndonjë rast aftësi të kufizuara. 
Polisakarid me peshë të lartë molekulare, glucosamina është e formuluar si integrator ushqyes, por edhe në specialitetet mjekësore me përshkrim. Megjithatë, një artikull i fundit i publikuar në revistën franceze "Prescrire", vë tani në diskutim dobinë e tij: në disa studime klinike efikasiteti i glucosamine-s mbi humbjen e indit kërcor nuk ka rezultuar më i lartë se placebo.
Gjithashtu autorët kanë vënë në dukje efektet e mundshme anësore të produkteve që përmbajnë glucosamine, sepse ky përbërës i nxjerrë së pari nga guacka e molusqeve, mund të shkaktojë efekte anësore alergjike te individët e ndjeshëm, angioedemë, ndryshime të vlerave hepatike dhe glicemisë deri në episode hemorragjike te pacientët në trajtim me antikoagulantë anti-vitaminë K. 
Megjithatë studime të tjera përgënjeshtrojnë faktin që administrimi i glucosamine-s të çojë në ndryshime të mëdha të normave të glicemisë dhe diabeti melit nuk përfaqëson një kundër-indikim në marrjen e saj. Prandaj, këto të dhëna kërkojnë konfirmime të mëtejshme para se të përqendrohen në rekomandime përdorimi.
Pse i intereson farmacistit: është e vështirë të përcaktohet efikasiteti i produkteve që përmbajnë glucosamine sepse osteoartroza është një gjendje e karakterizuar nga alternimi i episodeve akute dhe periudhave kur kthehet në kronike. Mund të jetë i nevojshëm për të trajtuar dhimbjen e lehtë dhe nëse kërkohet të shtyhet përdorimimi i anti-inflamatorëve jo steroidienë. 


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC