Farmaci

kor272015

Metformina në komplikacionet e diabetit, ul nivelet e TSH-së

Te pacientët me hipotiroidizëm marrja e metforminës, një hipoglicemizues oral që zakonisht përdoret në menaxhimin e diabetit të tipit 2 (i pavarur nga insulina), mund të çojë në një rënie të konsiderueshme të niveleve qarkulluese të hormonit tiroid-stimulues (TSH).
Faktin e sugjeron një studim i thelluar i publikuar në të përjavshmen ''Canadian Medical Association Journal''. Metformina është një biguanide sintetike që vepron duke i rritur aktivitetin insulinës si në nivel hepatik dhe në nivel periferik, duke ngadalësuar përthithjen e glukozës dhe frenuar prodhimin e tepruar të saj nga ana e mëlçisë.
Studiuesit kanadezë analizuan të dhënat e 74.300 diabetikëve (të mbledhura për një periudhë prej 25 vjetësh), të cilët kishin marrë metforminë dhe i krahasuan ato me një tjetër hipoglicemizues, sulfuonilurea-n. Nga numri i përgjithshëm i personave të regjistruar, 5.689 ishin trajtuar për hipotiroidizëm, ndërsa 59.937 nuk kishin shfaqur asnjëherë anomali në funksionin metabolik të tiroides.
 Në fund të vëzhgimit, në grupin me hipotiroidizëm janë raportuar 495 raste me rënie të mëtejshme të niveleve të TSH-së në vit, ndërsa nuk ka pasur efekte negative në grupin me tiroiden normale. Në pacientët me hipotiroidizëm të trajtuar në monoterapi me metforminë, është llogaritur një rrezik në rritje prej 55% në krahasim me ata që morën sulfonilurea.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC