Farmaci

nën62014

SHBA, klasifikimi i barnave: më të përshkruarat nuk përputhen me më të shiturat


Hipokolesterolizuesi rosuvastatin ia ka marrë  vendin e parë levotiroksinës në klasifikimin e barnave më të përshkruara nga mjekët, ndërsa në renditjen e barnave më të shitura në Shtetet e Bashkuara mbetet antipsikotiku aripiprazol.
Të dhënat i ofron IMS Health (shumëkombëshe që mbështet industrinë farmaceutike nëpërmjet analizave dhe shërbimeve të konsulencës), e cila ka përllogaritur në harkun e 12 muajve (nga tetori 2013 në shtator 2014) 100 barnat  e para për nga numri i përshkrimeve dhe volumin e përgjithshëm të shitjeve të tyre.
Duke parë vetëm në pjesën lart të të dyja listave, 10 barnat e para më të përshkruara nga mjekët janë: rosuvastatina, levotiroksina, inhibitori i pompës protonike esomeprazol, albuteroli (anti-astmatik) i ndjekur nga kombinimi epimerin propionate/salmeterol, insulina glarginë, lisdeksamfetamina: bar për ADHD, antiepileptiku pregabalin, tiotropium bromide për COPD dhe valsartani (antihipertensiv).
Duke parë barnat më të shitura, perspektiva ndryshon në mënyrë diskrete sepse klasifikimi është i dominuar nga aripiprazoli i ndjekur nga adalimumabi, një antitrup monoklonal për artrititin reumatoid dhe nga sofosbuvir: medikamenti më i ri për hepatitin C. Në listën e barnave më të shitura ndodhen edhe esomeprazoliti, rosuvastatina, etanercepti për artritin, insulina glarginë dhe pegfilgrastimi për të trajtuar neutropeninë shkaktuar nga kimioterapitë onkologjike.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC