Farmaci

qer112014

Hipokolesterolizues të rinj dhe premtues nga antitrupat monoklonal

Frenuesit PCSK9 janë barna që dominojnë panoramën aktuale të hipokolesterolizuesve përatë grup pacientësh "në rrezik" tek të cilët efekti i statinave nukështë i mjaftueshëm për të sjellë nivelin e kolesterolit nën 70 mg për dl/gjakutë rekomanduar nga udhëzimet europiane. Kjo është diskutuar në Firenze merastin e Kongresit të 45-të Kombëtar të Kardiologjisë mbajtur në kryeqytetintoskan gjatë këtyre ditëve. Antitrupat monoklonalë "anti PSCK9 duket tëjenë alternativa më e mirë për atë grup pacientësh në të cilët këto të funditnuk funksionojnë", thotë Francesca Pierri, këshilltare ANMCO për Puglia.Aktualisht janë 3 antitrupat monoklonalë "anti PCSK9", faza 3 e tëcilëve është në zhvillim e sipër: alirocumab, evolocumab dhe bococizumab. Nënjë studim të fazës 2 "administrimi i frenuesve të nënlëkurës të PCSK9 në sasiprej 150 mg çdo 2 javë, ka çuar në një reduktim shtesë të LDL me 70% në 100% tëpacientëve të para-trajtuar me statina", thotë Pasquale Perrone Filardi,bashkëpunëtor i kardiologjisë dhe drejtor i shkollës së specializimit tësëmundjeve të aparatit kardiovaskular Federico II i Napolit. Aktualisht ështëduke u zhvilluar një studim i gjërë klinik i fazës  3 në më shumë se 18 mijë pacientë me niveletë pakontrolluara të LDL pas sindromës koronare akute, me qëllim për tëvlerësuar vdekshmërinë dhe sëmundshmërinë të lidhura me uljen e LDL pas marrjessë alirocumab. Rezultatet e studimit "odyssey outcomes" të kryera ngaRegeneron/Sanofi janë planifikuar për 2017-2018, ndërsa lançimi i barit duhettë bëhet në vitin 2016. Vetëm këto rezultate do të mundësojnë përcaktimin realtë kosto-efektivitetit të barit dhe vlerësimin e efekteve të kundërtra që derimë sot duket të jetë pak të rëndësishëm: mundësi acarimi në vendin e injektimitdhe në raste të rralla vaskulite beninje, edhe pse FDA ka nxjerrë së fundi njëdeklaratë ku deklaron që është në dijeni për efektet e mundshme anësore tëtipit neurokonjuktiv dhe për këtë kërkon të ndërthurë studimet klinike nëzhvillim me testet konjuktive. "Si komunitet i kardiologjisë presim mebesim të madh rezultatet e këtij studimi" afirmon Perrone Filardi."Të dhënat na tregojnë se këto barna kanë një efekt të ndjeshëm në uljen ekolesterolit, nëse këto përfitime do të jenë më të mëdha se vdekshmëria, kjo dotë ndryshojë koston -përfitim drejt një drite pozitive".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC