Ushqyerje

nën132015

Aspartami, ëmbëlsuesi më i përdorur dhe më i debatuari për impaktin e tij në shëndet

Është ëmbëlsuesi intensiv më i përdorur dhe më i përfolur në botë, pavarësisht se në dozat e konsumit aktual është pastruar nga dyshimi se shkakton kancerin. Por një studim i fundit rihap diskutimin mbi sigurinë e përdorimit

Aspartami është një ëmbëlsues pa erë dhe 200 herë më i ëmbël se sakaroza, i përbërë  nga acidi aspartik dhe fenilalanina e esterifikuar me metanol. Në Evropë është aprovuar për përdorim në ushqime, pije dhe barna që nga viti 1994. Mes ëmbëlsuesve intensivë, substanca këto me origjinë artificiale ose natyrale, të përdorura për fuqinë e tyre ëmbëlsuese dhe përmbajtjen e ulët kalorike (që përfshijnë K-acesulfam, stevia, sakarinë dhe sukralozë), aspartami është më i përdoruri. Përllogaritet se në botë ai është i pranishëm në më shumë se 6000 produkte (duke përfshirë dhe barnat) të konsumuara edhe nga gra shtatzëna e fëmijë dhe ka kjo treguar disa herë më shumë praninë e ekspertëve për t'ju kërkuar autoriteteve shëndetësore që të garantojnë sigurinë e përdorimit.  
Një studim i Weizmann Institute në Izrael i publikuar në revistën "Nature", ka hapur diskutimin pasi ka evidentuar se konsumi i aspartamit (por edhe i sukralozës e sakarinës) mund të çojë në zhvillimin e një intolerance ndaj glukozës dhe në çrregullime të metabolizmit. Përgjatë viteve aspartami është bërë objekt i vlerësimeve të shumta. Një nga më kontroversalet i takon dyshimeve për karcinogjenim të mundshëm prej këtij përbërësi.
Në vitin 2013, në vazhdën e kërkesave të ngutshme dhe duke i paraprirë me një vit punimet e rivlerësimit të parashikuara në vitin 2020, EFSA autoriteti për sigurinë ushqimore, ka vlerësuar studimet e zbatuara mbi minjtë dhe njeriun dhe ka dalë në përfundimin duke e shpallur të sigurt konsumin njerëzor të aspartamit në dozën ditore të pranueshme nga (DGA) tashmë të barabartë me 40 mg/kg të peshës trupore në ditë.
EFSA ka përjashtuar edhe njëherë jo vetëm riskun potencial që të çon në kancer, por edhe gjenotoksicitetin dhe shkaktimin e dëmeve në tru. Ka përjashtuar gjithashtu mundësinë se konsumi në shtatzëni i dozave të këshilluara mund t'i shkaktojë fetusit në rrugë zhvillimi risqe që i detyrohen marrjes së fenilalanina.
Shfajësohen nga EFSA edhe produkte të degradimit tij, metanoli, fenilalanina, acidi aspartik. Në dozat e sugjeruara, aspartami nuk kontribuon në shtimin domethënës të sasisë së këtyre substancave në dietë, tashmë të pranishme në disa ushqime.
Në dozat e këshilluara aspartami është i sigurt dhe duhet të përjashtohet vetëm nga dieta e të gjithë pacientëve që vuajnë nga fenilketonuria.


Francesca De Vecchi - eksperte në shkenca dhe teknologji ushqimore


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC