Shëndetësi

kor262019

Malaria dhe shtamet rezistente ndaj barnave. Armë të reja për karakterizimin gjenetik

Një studim, i sapobotuar në "The Lancet Infectious Diseases", ngre alarmin në luftën kundër malaries: një formë rezistente ndaj barnave po përhapet me shpejtësi nga Kamboxhia në vendet fqinje të rajonit indokinas: Vietnami, Laosi dhe Tajlanda.
Giuseppe Ippolito (drejtor shkencor i INMI Spallanzani, Romë), përveç rrezikut të shkaktuar nga shtamet e reja, nënvizon gjithashtu rëndësinë e rezultatit shkencor, i cili do të na lejojë të përgatitim armët në luftën kundër një sëmundjeje që vret ende qindra mijëra njerëz çdo vit në botë.

"Risia e vërtetë, shpjegon eksperti, është karakterizimi gjenetikisht i tërë gjenomit të shtameve që tashmë e dinim që ekzistonin. Ky është një studim jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe inovativ, i cili do të shërbejë për të gjurmuar përhapjen e formave rezistente të malaries në Azinë Juglindore dhe do të na ndihmojë të kuptojmë nëse duhet të vazhdojmë të përdorim trajtimin aktual profilaktik, apo është e nevojshme ta modifikojmë atë. Që prej rreth dhjetë vjetësh punojmë në këto vende me një model të përdorimit të kombinuar të barnave antimalarike: problemi është se ne përballemi me gjithnjë e më shumë raste të shtameve rezistente ndaj këtyre barnave".

Barnat, që përdoren aktualisht të kombinuara, janë dihydroartemisinina dhe piperaquina, një përzierje e njohur si Dha-Ppq, e cila deri më tani ka qenë shumë efektive, veçanërisht kur infeksioni është diagnostikuar herët.
"Sondazhet e kryera para tetë vjetësh, thotë Ippolito, kishin dokumentuar përqindje jashtëzakonisht të ulëta të formave rezistente, më pak se 10%, por tani ato janë rritur deri në 80% dhe kjo do të thotë se trajtimi standard farmakologjik ka një probabilitet të lartë të dështimit. Fakti që këto shtame janë përhapur kaq shpejt në Azinë Juglindore, e bën të domosdoshëm rishqyrtimin e kujdesshëm të strategjive. Megjithatë, besoj se përparimi i madh i njohurive tona, i dëshmuar nga tri studime të ndryshme të publikuara brenda një jave, do të na lejojë të përshtatim më mirë mundësinë e trajtimit të pacientëve. Është e rëndësishme të ritheksojmë se të gjithë njerëzit që shkojnë në këto vende, duhet të bëjnë profilaksinë kundër malaries, pikërisht ashtu siç është kërkuar deri më tani".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC